Një psikologe e përndjekur

Postuar në 14 Maj, 2013 12:31

Psikologia Jorida Rustemi kërkon për herë të dytë ndihmën e Policisë së Tiranës – shkruan sot në kopertinën e saj e përditshmja Panorama, sipas të cilës “personi që e përndiqte prej më shumë se një viti, edhe pse u arrestua një herë, vazhdon sërish ta shqetësoje në telefon pasi është lënë i lirë nga gjykata, duke i shkaktuar shqetësime dhe gjendje ankthi”.

Gazeta ka edhe një prononcim të psokologes së re që shfaqet shpesh në ekrane: “Kjo që po më ndodh mua është një situatë e tmerrshme dhe shumë e sikletshme. Edhe në artikullin e parë që keni shkruar për këtë problem, duhej të kishit marrë miratimin tim, pasi çështja ishte ende duke u hetuar”.

“Sipas denoncimit, i akuzuari e kontakton të dëmtuarën nëpërmjet thirrjeve telefonike, mesazheve në celular, mesazheve në rrjetin  social “Facebook”, duke e fyer, kërcënuar, si dhe duke e ndjekur në ambientet e zyrës së saj. Veprimet e këtij personi, Rustemi i ka denoncuar si përndjekje, me qëllim shtrëngimin për bashkëjetesë dhe marrëdhënie intime me të. Për këtë arsye Kreshnik Mehmetaj u arrestua nga Policia e Tiranës, por u lirua nga Gjykata me masë sigurimi detyrim paraqitjeje” – shkruan gazeta. a.n.

http://www.panorama.com.al/2013/05/14/lirohet-26-vjecari-jor...

Comments

Submitted by anon (not verified) on

Perndjekesi qenka bere per psikolog !

Psikologia pse nuk 'e sheron' por e denoncon publikisht ?! Edhe kete e thashe ngaqe na 'shet' mend neper media teorikisht per shume probleme sociale.

Submitted by Anonim (not verified) on

E bukur kjo :). Kjo nuk shpetoka dot veten, do shpetoje te tjeret :)

Submitted by Bard (not verified) on

Duhet te kete qene Pango, kete qyqarin e kane arrestuar sa per ti hequr kesaj fiksimin.

Submitted by Anonim (not verified) on

rofl

Submitted by Kult (not verified) on

Cfare pis milet! Bezdis nje femer deri ne kete pike... Nuk e kuptoj pse furgoni blu i nderhyrjes se shpejte te policise nuk i ben nje vizite te shpejte. E garantuar qe pas "qesendisjes" nga grushtat dhe shpullat e djemve te policise ky lloj tipi as do ta conte me neper mend t'i afrohej psikolloges. I kam pare djemte 120-kilsh te furgonit tek sjellin ne terezi lloj-lloj kokrrash. Psikologia e nderuar nuk ka pse behet fare objekt diskutimi, thjesht t'ia lere atyre ne dore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.