Një intervistë tipike e Tritan Shehut

Postuar në 31 Gusht, 2012 04:11

Shqiptarja.com i ka marrë një intervistë njeriut më të gjendshëm për këtë punë, Tritan Shehut. Ky i fundit nuk di të thotë ‘jo’ përpara një kërkese për ta intervistuar, e prandaj ti hap gazetat, apo televizionet, dhe ... sheh portretin e tij.

Intervista në shqiptarja.com është e gjatë, por më poshtë kemi veçuar disa fraza të tij ‘të qëlluara’:

-[Imunitetet?] Realisht nuk ka një zgjidhje tjetër përveç referendumit. Dhe opozita është e bindur që opinioni i elektoratit shqiptar është pro kufizimit të imunitetit.

-[Emri i ri për kryeprokuror?] Presidenti është një personazh mbi palët. Kam besim të plotë se ai do të sjellë një emër dinjitoz në parlament.

-Çdo gjë në vitet 1996-1997 ka qenë e përkryer [nga ana e partisë demokratike]. Ndërsa zgjedhjet u prishën nga bojkoti i papritur dhe revolucionar që organizuan socialistët.

-[Ka parti që janë në koalicionin e opozitës, dhe po e lënë atë. [Po FRD-ja dhe AK?] Unë s’flas për këto forca që e kanë bërë zgjedhjen të jenë pjesë e  aleancave me zotin Rama.

Re.Pu.

Comments

Submitted by sabri (not verified) on

<p>sic e ka shkruar me te drejte mero bazja, ky eshte njeriu qe perdoret nga berisha per te kumtuar pislleqet me te medha. pa tru, pa personalitet dhe pa skrupull. eshte nje lloj tellali nga ata pa sy dhe pa veshe, por vetem me goje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.