Një hollësi nga lirimi i "të Pestëve"

Postuar në 21 Mars, 2013 16:46

Ish-korrespodenti i Zërit të Amerikës Xhevdet Shehu ka vijuar një rrëfim në të përditshmen DITA lidhur me krizën mes Berishës e SHBA-ve në rastin e asaj që njihet si "gjyqi i të pestëve". Shkruan Shehu ndër të tjera:

"Lirimi i tyre u bë disa muaj më vonë, në fillim të vitit 1995. Ndërkohë kishin ndryshuar shumë gjëra. Në radhë të parë, ishte larguar ambasadori Rajerson dhe vendin e tij e kishte zënë Entoni Llejk. Ndërsa marrëdhëniet e Berishës me Shtetet e Bashkuara vazhdonin të ishin të tensionuara. Atë ditë që do të bëhej lirimi i të Pestëve, ish-zëvendës ambasadori Kris Hill, (i cili ishte një diplomat karriere, më i fuqishëm se ambasadori dhe që më vonë do të ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në disa vende të rëndësishme, derisa do të bëhej Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe të Paqësorit) i ka telefonuar që në mëngjes Berishës. Në këtë rast kemi një gjest diplomatik të shkëlqyer. Hilli nuk i përcolli ndonjë ultimatum apo urdhër, por vetëm i tha përzemërsisht Berishës:

  • - Zoti President, ju përgëzoj edhe në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për lirimin e pesë shtetasve shqiptarë me kombësi greke. Është një gjest që meriton të përshëndetet…

Berisha është kapur krejtësisht i papërgatitur, por ashtu i hutuar, vetëm sa ka belbëzuar:

  • - Po ata nuk janë liruar akoma…
  • - Janë liruar - i ka thënë Hill dhe pas një përshëndetje mbylli telefonatën.

Në fakt gjyqi u zhvillua disa orë pas kësaj telefonate. Dhe do të merrej pikërisht vendimi për lirimin e të Pestëve. Ndërkohë një zyrtar i ambasadës amerikane dhe zv/prokurori i Përgjithshëm Fatos Dervishi ishin “instaluar” pranë burgut të Tiranës për të parë lirimin e të pestëve, njëri nga të cilët ishte me shtetësi dhe pasaportë amerikane….  a.n.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E shikoni se kush është patrioti Sali &nbsp;dhe se sa inteligjent që është lum ne që e kemi ALLAHU ti japi jetë që të na çojë nga fitore në fitore</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.