Një fotografi e tubimit të djeshëm të PD-së

Postuar në 14 Maj, 2013 03:29

Në tubimin e mbrëmshwm të PD-së që përuronte hapjen e fushatës elektorale, fotografët kishin fiksuar në celuloid Kastriot Islamin, teksa takohej me të parin e PD-së. Berisha kish në fytyrë tensionin e zakonshëm të një ngjarjeje të tillë, ndërsa fytyra e Islamit ishte e qeshur, e poshtë buzëqeshjes binte në sy një kravatë “e pazakontë” në ngjyrë blu. Pas Islamit ishte në radhë Asllan Dogjani, që tërhiqte vëmendjen më pak. Vetëm kur iu thirr emri në apel gjindja do e ketë marrë vesh se bëhej fajlë për ish deputetin socialist të Kukësit që aty ndodhej për një trill të rrethanave, më saktë për një trill të Edi Ramës që nuk donte ta kandidonte. Pas kësaj, Dogjani u bë demokrat. Është një fabulë e zakonshme e jetës politike shqiptare.

Fillimisht Islami qëlloi të ish pranë Visar Zhitit (për një “koreografi” të shfaqjes?), por Zhiti u pa pak më pas i zhvendosur. Gjasat janë që të jetë larguar për të evituar ndonjë efekt në sytë e njerëzve të mbledhur aty, apo ndoshta për të evituar ndonjë blitz të fotografëve. Një foto Zhiti-Islami nuk është një gjë që ndodh çdo ditë.

Bumçi, kreu i PD-së për Tiranën, ishte në Lezhë, ku e kanë vënë kandidat. Ndërsa Rusmali nuk ish fare. E kish braktisur këtë aktivitet, ndonëse është pjesë e listës. Gjana do donte që këtë zgjedhje ta kish bërë dhe vetë ai, por ish aty megjithatë. I trishtuar (gjithnjë, sipas Mapos).

 

Re.Pu..

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ky vemje me buzëqeshje të pështirë që na paska studjuar dhe jashtë pa pikë turpi deklarojë se Edi(dhe çdo Edi tjetër) është armiku ynë dhe të shpresojmë se ky do jetë mentaliteti i ri europian është çmënduri duhet që këtë bandë sa më parë ta shfarosim nga politika jonë se për veçë të këqijave asnjë të mirë nuk kemi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.