Një foto në zyrën e republikanit Madhi…

Postuar në 15 Korrik, 2012 16:09

Të zhgënjyer nga aleati i tyre PD, që as nuk e shqyrtoi kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor, republikanët…. do të rishohin koalicionin. Pavarësisht se proporcionali rajonal, që u la në fuqi edhe me ligjin e ri zgjedhor, favorizon koalicionet me partitë e mëdha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu deklaron prerë se nuk ka një bashkëpunim apriori me demokratët. “Do të shikojmë çdo lloj mënyre që ka të bëjë me jetën dhe rezultatin e Partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare,” deklaroi Mediu për televizionin “AS”. Por, - shtoi menjëherë ai, - janë të gjitha mundësitë "për rishikimin e sistemit edhe në shtator nëse ekziston vullneti". Pse jo... Vullneti është gjë e madhe. Vullneti (i Berishës në këtë rast) mund t'ia rikthejë buzëqeshjen zotit Mediu si në këtë fotografinë që një fotograf i mençur i agjensisë LSA ka kapur në murin e zyrës së nënkryetarit të PR-së, zëvendësit të Mediut, Arjan Madhi. Ky i fundit ka dhënë një konferencë për shtyp dje ku ka deklaruar se Partia Republikane është kundër marrëveshjes PD-PS për reformën zgjedhore. Ka ftuar gazetarë e fotografë në zyrën e tij dhe njëri prej tyre veç pamjeve të zakonshme nga këto konferenca ka shkrepur dhe këtë foto të bukur ku duket profili i zotit Madhi dhe në sfond, e varur në murin e zyrës së tij, fotoja e nënshkrimit të marrëveshjes Berisha-Mediu pas zgjedhjeve të fundit. Zoti Berisha duket sikur po nënshkruan çeqe dhe zoti Mediu me një buzëqeshje të përhapur njëtrajtësisht në fytyrë e ndihmon (me vullnet) të ndërrojë fletët që firmos .

(A.N.)

Comments

Submitted by nik (not verified) on

ky madhi kerkoi formulen qe si parti koalicioni me pd te behej deputet edhe me 2000 vota ne ne nje qark te caktuar.

prandaj grin sallate.

Submitted by Albi (not verified) on

Po te pakten beje qe partite e vogla te marrin nje deputet per 10 000 mije vota, aq sa eshte mesatarja.

Po ne 2009 keto parti morren edhe nga 30-40 000 mije vota dhe ngelen me gishtin ne goje. Kjo eshte e padrejte. Sic e tha dikush tjeter te tema mbi Gjinushin dhe LSI, partive te vogla ju thuhet "hajde te ti marrim votat po deputet nuk do keni". Tani duhet me qene komplet budallik me e besu kete.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Kur i thua elektoratit se " duke votuar PR ke votuar PD-ne" do te thote se nuk ke kurrfare identitetit, ashtu sic ne fakt ka ndodhur prej 20 vitesh. Partia Republikane eshte njera nga partite me kot qe ka Shqiperia, nje parti qe gjithe kauzen e saj e kishte mbeshtetur tek kthimi i pronave tek pronaret legjitime. Megjithese nje gje e tille, as ka ndodhur dhe as ka gjase qe te ndodhe, kjo parti ekziston. Ekziston, jo pse ka ndonje alternative, pasi ajo quhet republikane dhe eshte ne aleance me partite mbreterore. Eshte parti qesharake. Ate e mban Berisha me disa "llokma" qe i jep here pas here. Mehdiu eshte gati te braktise Partine Republikane dhe gjithe Shqiperine, por jo Sali Berishen, per faktin e thjeshte se ka kryer disa krime dhe berisha ka qene avokati i tij. Jo se e don fort, pasi Berisha don vec vehten dhe " familjen", por sepse i duhen edhe ai grusht votash qe ka ajo particke. Ne kuptimin moral, kjo eshte " faqja e zeze" ndersa ne kuptimin pragmatik, ky eshte veprim me mend.

Submitted by Agimi (not verified) on

Egzakt !

Partia Republikane nuk ka  fond, ose ambicie, ose fantazi-deshire  per nje kornize normale ne zyren e nenkryetarit te partise.

Kjo kornize e thyer ne cepin e djathte lart te jep idene se eshte e varur ne dhomen e ndonje  kryeplakut te ndonje fshati.

Submitted by f d (not verified) on

Partine republikane e morri zvarre i ndjeri Godo ne varr...ndersa Mediu po dridhet nga mungesa e imunitetit nese nuk behet...'republikan'

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.