Një defekt në konkluzionin e Kol Ballës

Postuar në 30 Korrik, 2012 06:50

Në një artikull me titull “O Kreshnik, o Kreshnik, Ti trenit mos i ik!”, botuar sot në gazetën MAPO, Sokol Balla analizon deklaratat e kohëve të fundit të Kreshnik Spahiut dhe Gazmend Oketës rreth aleancave të mundshme të AK-së dhe FRD-së para zgjedhjeve të 2013-ës. Në fund të artikullit Balla arrin në konkluzionin: “O[se] do të ketë një alternativë të bashkuar ndaj asaj që vagonët e hapërdarë të opozitës e quajnë si “e keqja e madhe e vendit”, ose unë them se duhet të dyshojmë në këto fjalë që këta liderë opozitarë thonë për qeverinë dhe kryeministrin. Nuk ka dhe nuk mund të ketë dy beteja të opozicionit politik shqiptar: një ndaj mazhorancës dhe tjetra ndaj ambicieve të 'kolegëve' të të njëjtit kamp.”

Pjesa e parë e konkluzionit të Ballës është mëse e saktë; nuk mund t’i shtosh apo heqësh qoftë edhe një gërmë. Por pjesa e dytë nuk përputhet me logjikën e sistemit zgjedhor shqiptar, i cili presupozon dy gara të njëkohësishme, atë mes koalicioneve dhe atë mes subjekteve brenda një koalicioni. Në garën e parë, atë mes koalicioneve, përdoret formula D’Hondt për përcaktimin e mandateve, ndërsa në garën e dytë, atë mes subjekteve brenda një koalicioni, përdoret metoda Sainte-Laguë

Pra, disa parti që janë kundër "regjimit të Berishës” mund të vendosin të dalin si një subjekt i përbashkët, i cili garon si pjesë e koalicionit “anti-regjim”, por garon njëkohësisht brenda koalicionit me PS-në, për të marrë sa më shumë mandate. Dhe në qoftë se koalicioni “anti-regjim” arrin të marrë 71 mandate, pastaj mund të diskutohet sesi do të qeveriset, në funksion të shpërndarjes së mandateve brenda koalicionit.

Të plotë artikullin e Ballës mund ta lexoni duke klikuar në nyjen: http://www.mapo.al/2012/07/30/o-kreshnik-o-kreshnik-ti-trenit-mos-i-ik/

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by loni (not verified) on

Numrat, numrat, numrat... Ngele tek numrat. Nderkohe qe ke nje aspekt politik qe ka rendesi me shume se numrat, dhe nga i cili varen edhe numrat. As Kreshniku, as Oketa e as Bamiri nuk jane shprehur sakte se cfare perfaqesojne. FRD tregoi edhe nje program i shkruajtur plotesisht nga Meksi por duke mos qene Meksi me me ata duhet te shprehen sakte se cfare perfaqesojne. Intuita na thote se jane qe te dy grupimet ne qendren e djathte, me Kreshnikun me majtas. Por duhet ata ta konfirmojne. Dhe duhet te shprehin qarte edhe ne cfare ata jane ndryshe nga PD e PS, pavaresisht alencave te castit te fundit qe ata mund te realizojne. Ndersa Sokol Balla ia fut kot (a ia ka futur ndonjehere plot eshte ceshtja?) kur quan kolege te te njejtit kamp AKZ, FRD me PS-ne. Nuk jane te te njejtit kamp, kurrsesi, mund te jene aleat ama.

Ne kete ceshtje ka edhe fajin Edi Rama, i cili i vene nen presion te partise dhe mediave te majta (perfshire ato online si TemA e Respublica.al) i ftoi me nxitim AKZ dhe FRD ne koalicion me PS-ne. Dhe them faj, sepse dihet dhe ia kane bere edhe te qarte Edit, qe te mos i ftoje kurre publikisht, te pakten ne kete fillim fushate, sepse u be dem. Votuesi i djathte qe potencialisht do te votoje AKZ e FRD nuk voton kurre po te dije qe vota e tij sjell ne qveri Ramen. Ky eshte nje fakt, quajeni edhe tribal po deshet, por ngelet fakt. Votuesi i djathte eshte "fshatar" dhe nuk kemi c'ti bejme. AKZ e FRD duhet te fitojne voten e tyre ne gare me PD-ne kryesisht. Ngelet problemi i ligjit elektoral qe i demton po morren pjese te vetme ne zgjedhje. E po ketu i duhej Edit te perpiqej... por si gjithmone eshte vone.

Submitted by E.K. (not verified) on

;) ndaj te njejtin mendim me ty. Perpos kesaj, mendoj se nese do te mund te largohet Saliu nga pushteti, kjo nuk do te ndodhe me nga PS, por nga ndihma qe PS do marre nga parti te tjera te kalibrit FRD, AKZ e te tjera si keto. Nese ka nje rruge per te larguar kete qeveri, gjykoj se kjo eshte rruga e vetme.

Submitted by bio-metri (not verified) on

Nje sugjerim Kreshnikut. EC RRUGES TENDE dhe mos u merr as me sokolet as me shqiponjat e mediave. Ti i perket races se LUFTETAREVE, sokoli i perket races se KRONI-KAREVE :). Secili ne udhen e vet. Ka nje shprehje: Luftetaret nje dite shperblehen. Kreshniku punon dhe puna nuk do ta leje pa gje. Mire do ishte qe opozita te merrte ca shembull nga energjia politike e Kreshnikut dhe Aleances se tij. Suksese Kreshnik, shiko perpara!

Submitted by I-liri (not verified) on

Edhe Balla edhe Zaloshnja me duket se shprehen qarte. Kush eshte synimi i luftes sot? Mundja e SRB-it dhe largimi i tij nga pushteti. Pra kerkohet, qe te gjithe luftetaret kunder "boshtit te se keqes", te bashkohen me koalicionin e madh anti SRB ( Sali Ram Berisha). Ndryshe, te percare sic kerkon Kreshniku dhe Oketa, kane per tu mposhtur shume lehte dhe le ta durojne SRB-in edhe kater vjet te tjera, duke e shpallur ate Skenderbe.  Kreshniku te mos beje "Mehdi Frasherin" dhe Oketa te mos beje "Abaz Kupin".

Nese mendojne se do te jene force e pare, sic tha Kreshniku, le te behet i tille, brenda koalicionit te "Fuqive te Medha". Pra supozojme, per ti bere qejfin Kreshnikut, se ky do te mare 60 deputete dhe FRD do te mare 11 deputete, brenda koalicionit te "Fuqive te Medha ", dhe PS   ( sipas Kreshnikut do te mare 35 depuntete). SRB-it me koalicionin e tij nazifashist i mbeten 33 deputete ( bashke me LSI). Nje deputet fiton si i pavarur (D. Prifti). Keshtu kjo parti e madhe e Kreshnikut  i maksimilizon votat e saj, pasi do te mari dhe perqindjet e partive te tjera te vogla, bile edhe nga PS. Ndersa jashte koalicionit anti SRB, Kreshniku mund te mare 55 deputete,( gjithmone sipas Kreshnikut) dhe nuk do ta krijoje dot qeverine, por do te varet nga PS ose PD.

Keto jane endrra me Kreshnik, qe bejne vaki edhe nuk dalin, por qe bejne vaki, qe Kreshniku te vrase veten pastaj nga rezultati befasues, se realiteti eshte krejt tjeter. Nuk eshte ai i autobuzave udhetues nga nje qytet ne tjetrin, te cileve u presin rrugen autostrada, te cilat bejne te futet ne burg vete shoferi i autobuzit.....????!!!!

Submitted by loni (not verified) on

Synimi i luftes eshte heqja e SRB (sic e quani) por edhe demokraci per ne, popullin shqiptaret. E ke per keq t'i kerkojme edhe Edit pak demokraci apo te ngelet hatri?

Per shembull, ne perfaqesuesit e diferencave (as PD e as PS por me shume PD ne cdo rast) na behet shume qejfi sikur Edi te luftoje per te drejten tone kushtetuese te perfaqesimit. Ne fund te fundit po nuk e beri sot kete lufte per ne, mos valle ka shanse ta beje kur te jete kryeminister e nuk i duhemi?

Submitted by davidi (not verified) on

kol balla, gazetari kamaleontik i t ch, arrin te shikoje njekohesish ne dy drejtime, me nje sy ate qe ben kreshniku me syrin tjeter ate qe ben gazmendi.

Submitted by davidi (not verified) on

kol balla, gazetari kamaleontik i t ch, arrin te shikoje njekohesish ne dy drejtime, me nje sy ate qe ben kreshniku me syrin tjeter ate qe ben gazmendi.

Submitted by nik (not verified) on

zaloshnje.lutu qe te fitoje berisha ne 2013 ndryshe do te mbetesh pa honorare,se nuk do te kesh cfare te shkruash me.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nese Ak-ja dhe FRD-ja bejne koalicion parazgjedhor me Ramen (ose Berishen dhe Meten) ta harrojne se do te marin ndonje vote. Nuk mund te kesh si baze te retorikes problemet e medha te sistemit aktual politik, dhe nga ana tjeter te bashkohesh me gjysmen e sistemit. E vertete qe zgjedhjet nuk mund ti fitojne vetem, por te pakten do i japin nje alternative te trete votuesve. Mos harrojme qe 50% e votuesve nuk votojne, kete grup duhet te synoje Ak-ja dhe FRD-ja.

Sa per ato qe mendojne se Berisha ka mundesi te fitoje zgjedhjet, jane budallenj. PD-ja po te mare 30% duhet te jete e lumtur.

Submitted by Anonim (not verified) on

nuk mund te presesh dicka ndryshe ne politike nga ana e kreshnikut te maleve, kur nje pjese e mire e dine se si u largua nga gjyqesori kreshniku i maleve, per punen e mire qe beri aty, dhe nuk mundet sot ne vitin 2012 te trumbetoje nje parti nacionaliste, kur koha e nacionalizmit ka pothuajse nje shekull qe eshte zhdukur, per vec serbise dhe greqise qe gjithesesi nuk jane shembull qe duhen ndjekjur, por duke qene se idete mungojne dhe duke e patur te pamundur te perfaqesoje  interesat e mases, e vetmja zgjidhje kjo ishte, ahhh ne kete vend jane te gatshem te krijojne parti °o burra na bashkoi qumeshti° vetem per te krijuar mundesine e nje rruge drejt nje posti

Submitted by Albi (not verified) on

Edi Rama nuk ka monopolin e te berit opozite ne kete vend! Pike!

E gjithe fushata qe AKZ e FRD mund te bejne zhvleresohet ne moment nese ate futen ne nje koalicion me PS-ne. Mire apo keq, Shqiperia egziston pertej dyshes Rama-Berisha qe ka monopolizuar gjithcka ne kete vend. Vlera e atyre dy partive do duket ne momentin qe kane deputetet e tyre ne parlament dhe mund ti bejne presion kujtdo e jo ti kene ato karrige borxh partive te medha.

Submitted by Astrit (not verified) on

Nese FRD dhe AK do te marrin 20% te votave por as edhe nje deputet, shqiptaret prape duhet te jene te lumturit e te lumturve. Sepse ne fund te fundit do te kene shprese se dikur kupola regresive PS-PD nuk do te kontrolloje me vendin por do te kemi mundesi te zgjedhim mes disa alternativash. Aktualisht zgjedhja behet midis nje putinisti te mplakur dhe nje autokrati te ri, agenda e te cileve nuk dallon fare, qe bien dakord mbi cdo pike (si me prishjen e kushtetutes, kodit zgjedhor e cdo gje qe potencialisht u sjell fitim) perjashto deri-diku vetem emrin e personit qe do te kryesoje qeverine.

Vendi ka nevoje per ide te reja - jo per emra te rinj te kryesojne diktaturen e vjeter.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.