Një bunker, 'kocka" betoni nga Spaçi dhe një copë nga muri i Berlinit përballë dritares së "Komitetit Qendror"

Postuar në 05 Mars, 2013 07:11

Kush ka kaluar në bulevardin e Tiranës këto ditë me siguri ka parë rrethimin e ndërtimit në hyrje të Bllokut përballë zyrave të Kuvendit (dikur komitet partie) dhe përbri bustit të sapovendosur të Ismail Qemalit. Vladimir Karaj i së përditshmes Mapo ka dhënë detaje mbi atë që po ndërtohet brenda atij rrethimi. Quhet “Post Bllok”. Është një memorial kushtuar persekutimit dhe vuajtjes në diktaturë dhe ka tri objekte përbërëse.

I pari, një konstrukt shtyllash betoni (të marra nga burgu i Spaçit) që duken si kocka të shtrembëruara dhe të vendosura mbi njëra tjetrën.

I dyti, një bunker nga ata të diktaturës me gjithë pikat e mbështetjes për mitralozë, etj

I treti,  një copë tre metra e lartë nga Muri i Berlinit.

Karaj ka takuar brenda mini-kantierit Fatos Lubonjën dhe Ardian Isufin që janë ideatorët dhe zbatuesit e memorialit.

Shkruan autori ndër të tjera:

“Ideja është që t’i bëjmë njerëzit të mendojnë”, thotë Fatos Lubonja në pak minuta që arrijmë ta veçojmë mes diskutimeve të pandalshme me bashkautorin e projektit, artistin Ardian Isufi dhe nja tre-katër punëtorëve.. Bunkeri, i cili ishte nxjerrë në pah duke u liruar prej dheut, do të qëndrojë ashtu. “Brenda tij do jetë ushtari”, thotë Lubonja, ndërsa shpjegon se në të ishin edhe shkarravinat e atyre që dikur kishin bërë roje. Bunkeri (TR-V-76851) që mund të jetë një nga të fundmit e mbijetuar të llojit të tij, duket sikur e ruan memorialin. Menjëherë pas tij, në anë të Kuvendit do të ngrihet copa e murit të Berlinit, që bashkia e Tiranës ka marrë dhuratë nga kryeqyteti Gjerman dhe në krahun tjetër “kopja” e një galerie të Spaçit…” a.n.

 

I plotë:

http://www.mapo.al/2013/03/05/nje-memorial-me-dashuri-per-an...

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Shume shume i mire ky memorial! Ai do te ngrihet madheshtor mbi erresiren e zeze, te zeze, te zeze qe rrezaton Shqiperia e dikurshme socialiste. Po, po, te ngrihet aq madheshtor sa ti tregohet te gjitha koheve te ardhshme se sa shume ka vuajtur Shqiperia nen sundimin e hekurt te Diktatures se Proletariatit. Qellim i ngritje sa me lart te jete edhe per ate qe te parandaloje berjen e shurres te ndonje komunisti, ose ne rastin me te keq, te mos arrij dot E. Hoxha dhe ta prishi bemen nga me te padegjuarat e koheve moderne. Rrofte Demokracia dhe ndihmesit e saj nga te gjthe anet e botes demokratike globaliste!</p>

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Mua me duket se kemi te bejme me nje pune te mire - se sa art ka brenda, une kete nuk e di dhe, mbetem i suprizuar qe te kete jo vetem fakt, po dhe forme. Nejse Prap eshte nje pune shume me vlere ti japesh shoqerise kunturet, fytyren e vertet, profilin e sakte te atyre viteve te diktatures, me artefakte te tilla, dhe mesazhi leviz dicka, po do te levizte shume me shume sikur te ngrihej apo te kishte dhe nje gjetje per fytyren e rezistences ne diktature, dhe keta jane vete te burgosurit qe duhet te dalin ne plan te pare me mesazhin e tyre, dhe jo vetem &ldquo;kocka&ldquo; ilustruese qe nuk dalin jashte kornizes se imazhit - pra te ilustrimit. Ne kushte e &quot;kocka&ldquo; te tilla punojne edhe sot me duket njerez qe bien nga ballkonet apo nga ndertimet. Edhe dicka duhet ta dine autoret per skulturen e parkut si gjetje si pozicion apo si shesh. Vete objektet artefaktet jane te egra e brutale dhe gjetja ne park nuk e di sa eshte e gjetur. Shqiptaret/Artistet duhet qe dhe mjedisit i japin nje fytyre me qytetare me te ngrohte me njerzore, me relaksuese, me shplodhese! Ulerima kercet ne &nbsp;kryqezime, ne mozaike, pika e akse te dukshme dhe, tani ne park? Nuk e di po njeriu kerkon te arratiset diku; dhe parku eshte vend relaksi, dhe jo ulerime qe te cmen, te hyn nen lekure e subkoshience, dhe artefakti ben te kundren. Nuk e kam idene fare se si eshte vendi, ndricimi, kendveshtrimi, rrezja e shikimit, largesia, monumentaliteti/lartesia, nejse i uronj autoreve suksese ne punen e tyre ne te mir te te gjithe shoqerise dhe me behet qejfi qe z.Lubonja eshte ideator dhe autor.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.