Nisin hetimet për dosjet më të bujshme, Prokuroria vihet në lëvizje pas akuzave të ndërkombëtarëve për gjyqtarët e korruptuar

Postuar në 19 Korrik, 2015 01:42

Pas presionit në rritje nga BE dhe SHBA, kryeprokurori Adriatik Lalla ka bërë gati hapjen e dosjeve më të bujshme për vrasje, korrupsion dhe krime të tjera të rënda, për të cilat dyshohet se gjyqtarët kanë marrë zarfe me para. "Sot" shkruan se burimet e gazetës pranë Prokurorisë, bëjnë me dije se dosjet më të bujshme janë piketuar dhe së shpejti pritet hapja e tyre me qëllim zbardhjen e emrave të gjyqtarëve të korruptuar, të cilët shihen si një problem thelbësor për funksionimin e sistemit të drejtësisë si nga mazhoranca, ashtu dhe nga të diplomatët e huaj.

"Sot" informon gjithashtu se përmes një shkrese, Nishani i ka kërkuar Llallës të nisë hetimet nëse vërtet ka raste korrupsioni, si dhe të bëjë të ditur periudhën për të cilën bëhet fjalë. Nga ana tjetër mësohet se janë duke u zhvilluar hetime dhe në fund të tyre do të hartohet një raport që do t’i dorëzohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo është bërë e ditur nga vetë presidenti Bujar Nishani në një nga mbledhjet e fundit të zhvilluara me dyer të mbyllura të KLD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.