Nishani i ka marrë studiot televizive me radhë

Postuar në 19 Qershor, 2012 03:13

Presidenti i ri i sapozgjedhur, Bujar Nishani, është duke dhënë intervista pa fund në pritje të përurimit të mandatit presidencial. S’po ia prish askujt. E ka filluar me Fevziun e TV Klanit menjëherë pas votimit, dhe më pas ka vijuar të frekuentojë të gjitha studiot e mundshme televizive (duke përjashtuar ndonjërën, që ndoshta e refuzon për arsye ‘ideologjike’); dje kish dhënë një intervistë për programin Arena të Roland Qafokut. Dhe në çdo intervistë pranon të flitet për çdo detaj të jetës së vet. Ka folur gjerë e gjatë për mustaqet, për gjyshin e tij që ka pasur mustaqe gjithashtu, për bindjet antikomuniste teksa punonte në Akademinë ushtarake, për problemin e vet shëndetësor, për vitin ‘997, për kryeministrin Berisha, për prresdentin Topi, etj.

Ndonjë person që merret me PR-in e Presidentit bën mirë që ta frenojë në këtë protagonizëm të tijin. Ai është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë, e nuk është mirë të sillet sikur ka fituar lojën televizive Big Brother.

M.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Vertet mendon se duke i mbyllur gojen nje dordolec mundet te te behet njeri ?

Lere te flase , miku im , se keshtu do na tregoje me shume per vehten dhe per ata qe e zgjodhen ! Sa per ne shqiptaret , qe na zu rreziku ta kemi president , ne fund te fundit e meritojme ..................

Submitted by Anomatteonim (not verified) on

Epo, do te beje protagonistin tani, se ka dali i pari ne nje gare ku konkuroi vetem ai, duke patur ortak edhe usta-arbitrin e tij. Le te gezoje ca dite, se pas nje muaji (edhe vete e di) do te beje vetem noterin e ustait qe e emeroi ne te "parin" e "shetit" shqiptar. kete e di edhe macja, thuhet ne anet tona.

Submitted by votim (not verified) on

E ke gabim. Ai duket si pleqte qe  kane  fituar llotarine. dhe perfiton nga lavdia e perkoheshme per te treguar peralla

Submitted by Anonim (not verified) on

A e ka menduar ndonjeri, si p.sh. i gjati i te gjateve Edi Rama apoi gazetari i pushtetit Blendi Fevziu se Presidenti i zgjedhur Nishani, paska qene ne shkelje te plote te ligjit, ndersa ishte oficer (pavaresisht nga niveli i ulet i grades) dhe mbante teseren e Partiose Demokratike. Per nje skandal te tille ai duhet paditur ne Gjykaten Kushtetuese, pavaresisht se vete Sali berisha do ta vendoste denimin. Nje njeri i tille, ne nje vend demokratik do te shkarkohej me urgjence.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.