Nis java e çmimeve Nobel 2012: Japonezi Yamanaka dhe britaniku Gurdon marrin Nobel-in në Mjekësi

Postuar në 08 Tetor, 2012 16:40

Çmimin Nobel këtë vit për mjekësinë e morën japonezi Shinya Yamanaka dhe britaniku John Gurdon, për kërkimet e tyre në fushën e qelizave embrionale. Fituesit e këtij çmimi prestigjioz u njoftuan sot në Stokholm.
Shkencëtarët e fituan çmimin për studimet e tyre për riprogramimin bërthamor, një proces që i instrukton qelizat e rritura të formojnë qeliza embrionale të hershme, të cilat më pas mund të përdoren për të formuar çdo lloj indi.
Japonezi Yamanaka është profesor në Universitetin e Kiotos, ndërsa britaniku Gurdon është profesor në Institutin e Kembrixhit. Njoftimi i fituesve të Nobelit në Mjekësi fillon javën e njoftimeve të çmimeve Nobel për këtë vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.