Ngadalë-ngadalë, - thotë Grossruck për integrimin dhe veçon Topallin si "grua me përgatitje të lartë"

Postuar në 06 Tetor, 2012 09:21

Wolfgang Grossruck ka dhënë në numrin e sotëm së së përditshmes “Shekulli” një intervistë ku flet për zgjedhjet e pritshme të 2013-s dhe kujdeset të hapë vetë një parantezë për… Jozefina Topallin (në foto). Pyetjes së gazetarit Luis Tanushi nëse mendon se "përbërja e re e KQZ-së do të jetë fillimi i ndryshimit për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri?", Grossruck i njohur në vite për qëndrimet e tij pro-Berishë, përgjigjet: "Është vendimi i komisionit për të zgjedhur kryesuesin e komisionit dhe kjo zgjedhje është e mirë edhe për komisionin sepse në krye do të vendoset një grua me cilësi të larta, zgjidhet për herë të parë një kryetare. Ju keni edhe shumë gra të tjera interesante dhe me përgatitje të larta në role drejtuese. I referohem këtu zonjës Topalli, kryetares së Parlamentit shqiptar…"

Më poshtë një pjesë e vogël e shkëputur nga kjo intervistë me zv.presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së:  

Një problem i vjetër me zgjedhjet në Shqipëri është mospranimi i humbjes. A do t’i shpëtojnë këto zgjedhje kontestimit? Apo do të tolerohet ky standard?

Unë nuk mendoj kështu sepse zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga shtetet e tjera në mënyrë që ato të zhvillohen të rregullta dhe të arrihen standarde më të larta dhe të keni zgjedhje të mira. Edhe në zgjedhjet e kaluara ne bëmë një raport mjaft objektiv…

Çfarë duhet të bëjnë politikanët tanë për integrimin?

Unë mendoj dhe së fundmi kam vënë re se Shqipëria po bën disa përpjekje për t’u integruar. Por, të gjitha këto vijnë ngadalë – ngadalë, hap pas hapi, sepse edhe për t’u integruar duhet pak kohë. Edhe për shtetet e tjera ka qenë e njëjta gjë. – (a.n.)

 

Intervista: http://shekulli.com.al/web/p.php?id=5388&kat=100

Foto: Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë një takimi me Wolfgang Grossruck në Tiranë. (Idlir Abazi –LSA)

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.