Ndonëse u inaugurua muaj më parë, punimet ende vazhdojnë në “Elbasan Arena”

Postuar në 16 Korrik, 2015 11:57

Qeveria e trumbetoi me pasion rehabilitimin e stadiumit të Elbasanit, “Elbasan Arena”, madje nisi punën edhe për stadiumin e Shkodrës. Por siç raporton “Panorama Sport” në “Elbasan Arena” jo çdo gjë ka përfunduar. “Problemi më i madh, kryesisht estetik, mbetet pista e tartanit, tek e cila ende nuk kanë nisur punimet dhe ka shumë pak gjasa që të fillojnë këto ditë. Ka mbetur vetëm shtresa e fundit me tartan ajo që do ta kompletonte përfundimisht “Elbasan Arena”-n. Të gjithë do të dëshironin që për sfidën e 7 shtatorit me Portugalinë edhe ky sektor të ishte i përfunduar, por mundësitë më të mëdha janë që të mos jetë e shtruar. Thuhet kështu, pasi nëse punimet nuk nisin deri në fundin e këtij muaji, atëherë ato do të lihen pas takimit me Portugalinë. Mësohet se nga nisja e punimeve të shtrimit me tartan, afati për të qenë gjithçka gati, duke llogaritur punimet dhe përshtatjen e saj, është 1 muaj. Nisur nga ky fakt, korriku është afati i fundit për të nisur puna për pistën nëse duhet që me Portugalinë të jetë gjithçka gati. Nëpër rrjetet sociale sportdashësit pyesin shpesh për pistën, duke kërkuar që edhe ky sektor të jetë gati dhe të mos zvarritet kaq gjatë, por deri më tani nuk ka një përgjigje se kur do të nisin punimet”, raporton “PS”. Stadiumi u inaugurua më 9 tetor 2014, tri ditë përpara ndeshjes me Danimarkën.
http://www.panorama-sport.com/2015/07/pista-me-tartan-mister...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.