Ndërsa brazilianët protestestojnë kundër dekorit të “Botërorit 2014”, ne, nën tamburë e flamurë të ministrit Imami, “të lumtur drejt zgjedhjeve”!

Postuar në 18 Qershor, 2013 10:42

Kanë marrë përmasa të frikshme protestat në Brazil. Dhjetëra mijëra njerëz në më shumë se 10 qytete, përfshirë kryeqytetin, kanë protestuar kundër kostove të mëdha të dekorit, transportit dhe organizimit të Botërorit 2014-të, ndërsa ne, nën tamburë e flamurë shkojmë “të lumtur drejt zgjedhjeve”, pa e çarë kokën fare për shpenzimet marramendëse që përdorin partitë politike në fushatën elektorale, për fondet publike që vërshojnë lumë dhe për mënyrat e errëta se si ato qarkullojnë.

Rastit flagrant që denoncoi dje socialisti Braçe, dhe që u pasqyrua në “Respublica.al”, për një spot politik të Ministrisë së Mbrojtjes që ka  kushtuar 1 miliard lekë të vjetra vetëm për një muaj fushatë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, “i ka dalë tymi” sot. Këtë fakt e vë në dukje një lajm i botuar sot në gazetën “Dita”, ku thuhet se Kompania “Zoom Events”, e krijuar në janar të vitit 2013, pra rreth gjashtë muaj më pare, vetëm në 2 javët e fundit, ka arritur të marrë rreth 400 mijë dollarë nga dy kontrata të ndryshme ekskluzive me Ministrinë e Mbrojtjes, falë dy urdhrave të firmosur nga vetë ministri Imami për “realizim spotesh” publicitare për këtë ministri.  

 Lidhur me këtë lajm për financim preferencial të medieve në pikun e fushatës elektorale ndiqni linkun: http://gazetadita.al/?s=Imami+%E2%80%9Cqeras%E2%80%9D+Aleksand%C3%ABr+Frangajn+me+400+mij%C3%AB+USD

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.