Naser Aliu, këshilla të afërmve të Berishës: Ndihmojeni të japë dorëheqje

Postuar në 24 Mars, 2013 07:26

A është Berisha sociopat? Naser Aliu përgjigjet që “po” duke përdorur dhe kriteret e Mike Adams në përkufizimin e një sociopati në një dyfaqësh te Dita, që ka hapur dhe gazetën. Një sociopat, është joshës, ka një sekt ithtarësh që e ndjekin nga pas duke e konsideruar si guru a profet, është spontan e intensiv, shpik gënjeshtra e ekzagjerojnë paturpësisht kur flasin, bëjnë monologë e përdorin gjuhë poetike, urrejnë humbjen dhe nuk e pranojnë, jnaë shumë inteligjentë çfarë i bën të rrezikshëm, nuk ndjehen kurrë fajtorë e nuk kërkojnë kurrë ndjesë. Sociopatët jnaë të paaftë të dashurojnë... Aliu shprehet se “ai na befasoi të gjithëve me pasaporta për shqiptarët, ai na befasoi të gjithëve me nacionalizmin, ai na befasoi të gjithëve me me idenë për të votuar dhe fëmijët, ai na befasoi të gjithëve me muxhaehdinët, ai po vazhdon të na befasojë.. dhe krejt kjo nervozë dhe këto abortime idesh janë si tregues se ka kuptuar se në rrugë të drejtë nuk i fiton zgjedhjet. Sipas tij, monarkia ishte e Zogut, diktatura e Enverit, ndërsa demokracia është e tij..”

Naser Aliu arrin në konkluzionin se sociopatët modernë jnaë rrezik për të gjithë dhe shpesh fundosin dhe shoqëri të tëra në kaos, dhe lëshon një Post Scriptum: “nuk do doja të isha në rolin  e Edi Ramës. Këshilla të afërmve të Berishës që del si derivat është kjo: ndihmojeni të japë dorëheqje. Ndryshe dhembja do të jetë e madhe, për të, për ju dhe për vendin...”

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Sali Berisha perben rrezik per vendin dhe ky rrezik do te jete shime e shume me i denshem se e mira qe i solli demokracia vendit.

Submitted by Revolveri (not verified) on

Mund te thuhet pa frike se Naser Aliu eshte sociopati me i madh mbas Sales.

Submitted by Titi (not verified) on

Ky Nasri qe ju e keni marre per ''te mencur'' eshte kaluar skico-patit. Ky kosovar emigrant ne Gjermani as nuk ka jetuar ndonjeherene Shqiperi dhe as nuk jeton. Eshte i vetmi njeri qe gazeta shekulli ia pranonte shkrimet qe shumica e tyre eshte e shkruar nga halucinacione imagjinare. Kohet e fundit ka nisur te fyej Berishen sikur ky i fundit te kete lidhje me zonen e Kosoves nga ku ky fshatar mbiu. Me kuptoni, personalisht nuk e dua Berishen por nuk do te merrja per te verteta denglat dhe mediokrizmat e ketij far Nas Aliu qe nuk eshte i lumtur as me identitetin e vet dhe as me kulturen e prinderve te tij sepse para nje viti ky edhe emrin e nderroi pa lidhje, ne Lis Buburreca. A mos pret Nasi qe edhe Saliu te bej te njejten gje?

Submitted by AnonimHasani (not verified) on

Titi, Naseri mund mu kane skico pat, por nuk i ban dam askujt, sociopati e shtin Shqipenin ne lufte. Ti duhesh mu marre me temen, jo me shkruesin, se keshtu po tregon se ki ni inta personal. Emnin qe e paska ndrru, eshet puna tina, apo ndoshta duhet me te vet ty se cfare emni e cfare kerri duhet me ble...

Submitted by Titi (not verified) on

Patjater. Ju kosovaret jeni mjeshtra per te anal-izuar politiken e shteteve te tjera por kur vjen puna tek vetja juaj, jeni fundi i kavallit. meso shqip ne rradhe te pare. E sa per Nasin, ky e ka treguar se eshte ne tableta ditore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.