Nano: nuk doja të kthehesha që “spitullaq si Edvin Rama” ta përdorte për alibi se “Nano ndihmon Berishën”

Postuar në 12 Maj, 2013 05:43

Në një intervistë te Panorama, Nano shpjegon pse u rikthye tani, edhe  pse nuk donte. Meqë “…vazhdojnë t’i mashtrojnë votuesit socialistë me klishenë “Nano i shërben Berishës”, këtë herë kisha vendosur të mos kthehesha që t’u hiqja këtë alibi. Por për shkak të goditjes të njërit prej filamenteve të së majtës kontribuese në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë drejt standardeve europiane, pra të largimit të zotit Malaj nga ekipi përfaqësues i socialistëve, shpalla që e ndërpres këtë armëpushim…,” një armëpushim që ai thotë se e ka me veten dhe jo me një “spitullaq si Edvin Rama”.

Nano pretendon se “nuk vuaj nga sindroma e pushtetit personal, e cila është ajo që shfaqet më së shumti në sjelljen e Ramës pas atij biçim pazari të dy muajve të fundit me Ilir Metën…” për të cilin thotë më vonë se “është një nga patericat e regjimit të Berishës në katër vitet e fundit”.

Ai nuk lë pa komentiuar edhe dyshen Rama-Kokëdhima, që e quan “dyshe okulte” dhe flet për “interesa klienteliste” që ai nukia pat plotësuar Kokëdhimës: “kjo shpjegon dhe ndjeshmërinë më të lartë të Kokëdhimës ndaj meje dhe zotit Islami, sepse interesa të tilla klienteliste, nëpërmjet Ramës, kanë trokitur edhe në tryezat e qeverisë dhe janë refuzuar. Prandaj tani shfaqen me arrogancë në krye të listave të PS dhe dyshja Rama-Kokëdhima mendon të strehohet në Vlorë, ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë për interesa shumë më të lartë sesa këta…”

k.c.

e plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/05/12/162343/

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Z. Nano eshte nje element i rendesishem i se majtes shqiptare dhe vlerat qe ai ka ne kete drejtim nuk mund t'i hedhi njeri poshte. Z. Rama ka bere nje gabim shume te madh duke e nenvleresuar dhe goditur kete figure te spikatur politike te 20 viteve te fundit, ndoshta nje nga me te pelqyerit nga shqiptaret kudo qe ndodhen.

Mbase ka ardhur koha qe z. Nano te rikthehet ne skene dhe epoka e humbesit, shkaterruesit dhe mosmirenjohesit Edvin Rama te perfundoje dhe si i tille te ngele ne histori si Hamza Kastrioti.

Submitted by Liku (not verified) on

Shko mor pirdhu...pse vjen sa here ka zgjedhje ky edepzes, cfare elementi i rendesishem eshte ai kur as nuk jeton ketu..ai si edhe Cekajt ka detyren te percaje te majten dhe te shaje Ramen...ja rendesia e tij. Turpte kete sepse as tani nuk rri rehat...kush nga presidentet amerikane eshte perzier ne fushata zgjedhjesh pasi kane perfunduar mandatet e tyre asnje...ky birbo ben mire te haje parate e vjedhura kur ishte ne pushtet dhe te shijoje Austrine e te rri urte.

Submitted by Beni (not verified) on

Duke te falenderuar per ofendimin dhe reagimin kaq te zjarrte ndaj komentit tim dua te shtoj se z. Rama mund ta kishte mare qeverine qe ne 2008 duke rrezuar qeverine e asaj kohe dhe me tragjedine e gerdecit ne dore nuk do kishte shqiptar qe sdo i jepte voten. Por c'fare beri?
Ndryshoi kushtetuten duke shfrytezuar tragjedine per te konsoliduar pushtetin e tij kur te vinte ne pushtet ne 2009.
Ky nuk eshte kryetar por biznesmen oportunist dhe sigurisht nje tiran i ardhshem nese mer pushtetin.
Zoteri i nderuar une jam socialist por ky person qe drejton sot partine socialiste nuk me perfaqeson mua!!
Nuk mund te heqim nje tiran per ta zevendesuar me nje tiran tjeter !!

Submitted by Liku (not verified) on

Nese te kam ofenduar te kerkoj falje...nuk kisha kete qellim Beni. Punet e politikes jane te nderlikuara si kalendat greke...nuk duhet te futemi thelle se humbasim...ne i gjykojme politikanet nga veprat dhe Shqiperia edhte nje vend shume i vogel ku ndryshimet verehen menjehere. Nuk mund t'a mohosh qe Rama ka vizon dhe eshte shume me i kulturuar se kushdo nga koleget e tij politikane, nuk mund t'a mohosh qe ai shendrroi Tiranen nga nje megaWC ne te pakten qytet normal, pra punoi , dhe punoi me cilesi dhe gjithe ajo pune nen veshtiresi te medha te shkaktuara nga krimineli Sali Berisha. Une jam i bindur qe rama eshte me i afti dhe me "manaxheri" nder te gjithe dhe do te kete rezultate edhe ne drejtimin e Shqiperise. ne nuk e kemi provuar si kryeminister dhe nuk mund t'i vene epitete kot se koti si "tiran". Po te krahasojme jeten partiake ne PS me PD eshte si nata me diten dhe tirani  ndodhet ne partine bunker PD, kete e dime te gjithe sikurse dhe bemat e tiranit te PD, nje ish komunist i paafte perasnje gje ne te mire te vendit por vetem per vjedhje e shkaterrim te asaj pasurie qe u ndertua ne kohen e komunizmit, e thene me shqip ka vjedhur miliarda nga veprat e ndertuara ne kohen e komunizmit si psh. me energjine elektrike, tani krimineli Sali do te shese edhe hidrocentralet sepse i ka te babait te tij. Nejse sepse  po largohemi nga tema. Fatos Nano nuk dua te kthehem larg, por po behet qesharak duke luajtur per kriminelin Sali sa here ka zgjedhje dhe duke u hakmarre ndaj Rames gati gati si femije i keq. Eshte aq i lexueshem sa vetem talljet e njerezve merr. Dhe bashke me kriminelin Sali ka ndare pushtetin keto 20 e kusur vjet pas komunizmit...hidhi nje sy Shqiperise...vendi me i piste ne bote, krim, vrasje, varferi, mjerim, asnje rruge normale, asnje mm hekurudhe, asnje sipermarrje dinjitoze, akoma edhe me te larguar nga Europa, akoma edhe me te turperuar ne bote, te pakten ne Europe asnje nuk ka respekt per Shqiperine, jo per kriminelet e drogdeal-ersat, ordinere sepse cdo vend ka te tille por vetem e vetem prej mafiozeve qe shkaperdane e degjeneruan cdo gje kur i erdhi pushteti ne dore. Ky eshte rezultati qe une i shoh Fatos Nanos...ai e mbaroi periudhen e tij nuk beri asnje gje. Vetem ketu njerez te tille duam pushtet te perjetshem... e per kete ky eshte vene ne sherbim te kriminelit Sali duke kontribuar akoma edhe sot ne te keqen e Shqiperise...nuk mund t'a mohosh qe Sali berisha eshte nje kancer per ne...nuk dua te zgjatem. Koha e ketyra ka mbaruar. Europianet i kane izoluar dhe nuk i shohin me me sy dhe krimineli sali merr rrugen per ne Azerbaxhan. Europianet po presin ne takime te perzemerta Ramen...nuk me duket se ata presin "tiranet", ata kane alergji nga "tiranet". E nese Rama del tiran ashtu sic thua ti le te ngrihemi bashke e t'a shporrim, jo te fleme gjume sic kemi fjetur keto 20 e kusur vjet duke mbajtur mbi kurriz njerz qe nuk meritojne aspak respekt e durim.

Submitted by Beni (not verified) on

Me te vërtetë nje shkrim i bukur, urime!! Nuk do hiqja dhe as do shtoja ndonje presje nga fjalet qe ke shkruajtur.

Submitted by anon (not verified) on

Kush kalon ne udhekalimin tend te perbaltur dhe kepuce te reja te kete do t'i beje pis.

Nuk e di kur do vije ajo dite qe populli t'i votoje koke me koke keta e jo me lista, qe te shohim sa vlejne ne arenen e gladiatoreve keta lapureke.

Mbase nuk eshte larg !

Submitted by Albi (not verified) on

Nano bere vetem nje gabim te madh ne jeten tende, ike shume ne heshtje duke i lene dore te lire Rames ne PS. Duhet te kishe dhene doreheqje absolutisht nga kryetar ne 2005, kjo ishte dhe vlere e shtuar ne politiken shqiptare, po po te kishe ngelur brenda ne PS kurre nuk do kishte marre Rama pushtetin qe ka tani. Sot eshte perandor aty brenda.

Submitted by Lui (not verified) on

Nano i konsumoji vitet e pushtetit dhe ska cfare te japi me ne politiken shqipetare. Ka ardhur koha per brezin e ri qe te perfaqesoje popullin. vendi ka intelektual te formuar por klasa e vjeter politike nuk po ju hap rrugen te rinjeve. Per mendimin tim, klasa e vjter politike duhet te drejtoj nga kolltuqet e shtepise, të ringte me shume aktiv ne vendimarrje per nje shqiperi te re dhe jo te plakur qe qeveriset nga komunist gjoja te moderuar.

Submitted by drini (not verified) on

Ej Nano,

Cfare ke bere mire ne kete vend ? Mire pak,  shume keq shume.  Je personi qe instalove pandeshkueshmerine ne kete vend. Eshte krimi me i madh qe i ke bere vendit.

Nuk ndeshkove gjyqtaret qe te denuan, fitove "pafajesine", kryesorja nuk ndeshkove SLB i cili e beri Shqiperine pershesh 1997, dhe ta beri lesh qeverine tende ne 1998 - beri grusht shteti dhe ti pije xhin si person qe skishe lidhje me qeverine. Kjo eshte papergjegjshmeria juaj e madhe.  Sot flitet per grusht shteti te orkestruar nga Berisha-Bukoshi (famekeqi tjeter i politikes shqiptare) - a e ke publikuar ndonjehere kete gje ti? Besoj se ti nuk je aq idiot te mos i dish keto gjera - interesa te tjera te shtyne. Qe te fitosh ndonje pike reputacion deklaroi ca te verteta qe ndodhen ne ate kohe jane afer dhe nuk harrohen. Neser do te jete vone - dhe te dalesh nga mumifikimi eshte personale jo publike.

Submitted by Albi (not verified) on

Ky dinte te jepte doreheqje e te ndante pushtetin. Sikur vetem kaq, mjafton per ta quajtur me te mire se Berisha, Rama apo edhe Meta.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po ik o Tosi, ik. Po ku ke kohe ti te merresh me fushate. Ti perton me shku ne hale. Nese Ben Malaj shpreson tek ndihma jote, ka gabuar. Ti ke vdek si njeri i gjalle. Je tamam mumje. Dhe kur del mumja ka shume kureshtare...

Submitted by RP (not verified) on

e paska  hequr Iliri nga shofer,apo do i kene hequr patenten

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.