Na keni nxjerrë gabimisht nga shtëpia, na keni hequr edhe të drejtën të ankohemi në Gjykatë - i shkruan Berishës, familja Nushi

Postuar në 14 Janar, 2013 04:13

Ylli Nushi, jurist dhe ish-gjyqtar, djali i Gogo Nushit ish-ministër i Tregtisë i Shqipërisë në vitet '60 ka botuar një letër të hapur për Berishën sot në të përditshmen DITA. Nushi dhe familja e tij janë nxjerrë nga shtëpia këto ditë në zbatim të Aktit Normativ të Qeverisë “Për lirimin e shtëpive të ish­pronarëve”.

I shkruan Nushi, Berishes: "Me profesion unë jam jurist, madje për disa vite kam qenë edhe gjyqtar dhe e di mirë se ç’do të thotë të japësh një vendim te padrejtë. Është njësoj sikur një mjek t’i japë pacientit të tij një ilaç që në vend ta shërojë e helmon, e vdes atë. Te tre fëmijët e mi që nuk e kanë jetuar kohën time, por që jetojnë me parimet e demokracisë së vërtetë, janë aktualisht para një dileme për jetën. Ju lutem që me kompetencën që iu jep ligji, të ndërhyni pranë Entit të Banesave për anulimin e Aktit të nxjerr ndaj meje në kundërshtim flagrant me ligjin... Unë kam qenë dhe jam i bindur plotësisht se e drejta ka qenë dhe vazhdon të jetë me mua dhe zgjidhja e kësaj çështjeje s’ka nevojë as për përmbarim dhe as për policë, por për një shqyrtim objektiv nga gjyqtarë me ndërgjegjje të lartë juridike. Qofsha i gabuar, por kam mendimin se gjithë ky nxitim i panevojshëm dhe ky veprim kaq absurd dhe antiligjor, është i paramenduar për të mos më lënë hapësirë për të marrë sadopak frymë vetëm sepse unë jam i biri i Gogo Nushit. Për mua ky vendim është haptas i kundraligjshëm, një vendim politik të cilin me përbuzje refuzoj ta zbatoj. Refuzoj ta zbatoj jo për kapriço, por sepse unë jam në shtëpinë time..."

Nushi shpjegon me detaje që nuk jeton në shtëpi të shpronësuar, por me kontratë qeraje të rregullt etj. pra nuk është subjekt i Aktit Normativ Nr.3 të Qeverisë të kthyer tashmë në ligj. Por më e rëndësishmja është që nga letra e tij kuptohet dicka e rëndë që nuk është prekur thuajse fare në media: Akti Normativ i qeverisë për këtë kategori, vec nxjerrjes nga shtëpitë, ua ka hequr këtyre njerëzve të drejtën për t'u ankuar në Gjykatë (!!). Një vendim qeverie që ndal Gjykatën të gjykojë një ankesë?! Eshtë e habitshme dhe e pashpejgueshme se si mund të ndodhë kjo shkelje flagrante e të drejtës bazike për t'u ankuar dhe asnjë jurist apo avokat nuk flet për këtë.

Shkruan Nushi: "Me vendim të formës së prerë ­ për shkak se mua ligji nuk më jep të drejtë ankimore – Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë më 11.01.2013 ka hedhur poshtë kërkesën time drejtuar atij organi me anën e së cilës unë kërkoja pezullimin e vendimitme anën e të cilit urdhërohej Zyra Përmbarimore për të më nxjerrë mua familjarisht – forcërisht nga banesa ku jetoj prej vitesh..." (a.th)

Letra e plotë:

http://gazetadita.al/debimi-nga-shtepite-djali-i-gogo-nushit...

Në foto: Nje vajze duke u perlotur, gjate aksionit policor per zbatimin e aktit normativ te qeverise per lirimin e banesave per ish-pronaret, ne godinen e cerdhes numer 46 prane 21 Dhjetorit. LSA

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

E mo zoti Nushi ky është shteti ligjorë që pretendo ky Donkishoti ynë kur nuk jeni në gjëndje ju të gjeni të drejtën që jeni jurist po njeriu i thjeshtë as mos ta shkojë në mëndje kjo është demokracia që pretendon ky Donkishoti çdo ditë nëpër TV duke bërtitur si një skizofrern ju jeni të PARËT

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po kur ishpronart e kesaj shtepie iu drejtuen me leter shokut Gogo Nushi (antiarit te byrose politikete komitetit qendror te partise komuniste shiptare) se i kishin nxjerrur nga shtepia ku u fut vete Gogua, ç'fare pergjigje u dha shoku Gogo ?!

Thote populli ate fjalen e urte: Ata maja rripa rripa ........

Submitted by Erind (not verified) on

Vilma Nushi eshte nje nder 55 miliarderet shqiptar.
Nga tregetia esklusive e duhanit qe pas vitit 1992, Vilma pervetesoi kontraten shteterore qe atehere deri ne 1992 i jepte asaj te drejten te bente kontrabanden per regjimin Komunist.
Sot ky do qe te rrije prape ne bllok - sepse I takon!

Submitted by Harilla (not verified) on

Nëse kjo që thua është e vërtetë, shtetit shqiptar i takon ta hedhë në gjyq për mashtrim, fallsifikim të ardhurash dhe përvetsim të paligjshëm djalin e shokut të mirë Gogo. Nëse nuk e hedh shteti, ta hedhë pronari i shtëpisë dhe t'i kërkojë dëmshpërblimin që i takon për përvetësim të paligjshëm.

Ligji për lirimin e banesave të pronarëve është miratuar këtu e 20 vite më parë. Nuk është aplikuar në rastet kur qiramarrësit provonin se nuk kishin mundësi të strehoheshin gjetiu.  Nëse ky njeri i ka patur vërtet mjetet të strehohet, dmth ka mashtruar shtetin, fallsifikuar të ardhurat dhe përvetësuar pronën e tjetërkujt.

Submitted by Irvi Hyka (not verified) on

Akti Normativ është një akt kushtetues shpallur Gjaykata Kushtetues e Republikpës së Shqipërisë. Vjaza nuk ka pse të qaj. Familja e saj kishte vite që uzurponte pronën e dikujt tjetër. Zoti Nushi dhe shumë zotërinj të tjerë duhet të repektojn Gjykatën supreme të Shqipërisë.

Submitted by Hasan (not verified) on

Zoti NUshi, po kur beni ato evazionet fiskale ju vjen mire? [deleted]

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.