Në tekstet shkollore duhet të jepen koncepte, e jo të promovohen personalitete

Postuar në 30 Gusht, 2012 08:14

Më ra në dorë teksti i Edukatës Shoqërore të klasës së nëntë, në të cilin jepeshin njohuri mbi demokracinë e sistemin politik. Është një libër i shkruar nga Juliana Ajdini e Veronika Duci. Natyra didaskalike e tij kërkon ilustrime me figura, gjë që bëhet dhe aty. Por të bën përshtypje, se për ilustrimin fotografik të funksionimit të institucioneve në Shqipëri, janë zgjedhur foto të këtyre ditëve. Fjala vjen, në kapitullin e Pushtetit Ekzekutiv në Shqipëri janë zgjedhur dy foto, njëra e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, e tjetra e Sali Berishës. Për të ilustruar përshkrimin e punës e të funksioneve të KLD-së është zgjedhur një foto, ku në krye duken Bamir Topi e Kreshnik Spahiu. E kështu me radhë.

Vihet re që nuk ka ndonjë tendencë partizane, por praktika e ilustrimit me foto të personaliteteve që nuk janë larguar nga aktiviteti politik apo nga funksionet shtetërore është shumë e pamenduar (fotoja që shoqëron këtë shënim është marrë nga ky tekst). Në të gjitha tekstet e ngjashme nëpër botë parapëlqehen foto të ndërtesave institucionale, ose – në rastin mezi të pranueshëm – foto të politikanëve apo shtetarëve që nuk janë më aktivë në politikë. Ka më shumë se një arsye që preferohet kjo qasje. Kryesorja është se në tekste të tilla shpjegohen koncepte, e fytyrat e Berishës, Topit, Topallit, apo Ramës nesër, nuk janë koncepte. Sidomos fëmijëve të klasës së nëntë, të cilët nuk janë votues, u duhet të dinë se ç’janë institucionet, e nuk ka ç’u duhet fare se kush janë krerët aktualë të institucioneve. Pastaj lind pyetja: A mos vallë vitin tjetër, në një kohë që Topi s’do jetë më në krye të KLD-së e që Berisha mund të mos jetë më në krye të qeverisë, do duhet të ndryshojmë tekstet?

M.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>o koke kar! po faqja jote jep presidentin ne fuqi, dhe nuk ka lidhje me historine e demokracise! A thua e ke shkruar ti librin ne fjale?</p>

Submitted by mergim tari (not verified) on

<p><strong>Prandaj vijne femijet si te trembur nga shkolla!</strong></p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.