Në fillim Vehbiu, pastaj Marku, e sot swrish Vehbiu bëjnë një “polemikë” jo filologjike

Postuar në 31 Maj, 2013 04:40

Në një shkrim të publikuar në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu ka vënë re një pasaktësi shkencore të dr. Myftar Barbullushit, dhe merret me të në mënyrën e vet. Shkrimin e fillon: “Në një artikull botuar më dt. 24 maj në “Panorama” (Telefonata e tmerrshme), Dr. Myftar Barbullushi flet për kancerin e prostatës dhe analizën që përdoret rëndom për ta dalluar atë herët – të njohur si testi PSA (Antigjeni specifik i prostatës)…. Përfundon dr. Barbullushi: “Më 23 qershor do t‘u rekomandoja meshkujve mbi 50 vjeç të bënin një analizë të PSA-së në vend të një vote partive politike”, duke vënë në një rrafsh, dashur pa dashur, pjesëmarrjen në zgjedhje, që është detyrë e çdo qytetari të Republikës, me analizën e PSA-së” (shkrimin mund ta lexoni të plotë në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/05/26/votoni-me-prostate/).

I është përgjigjur Mark Marku, të cilit i ka bërë përshtypje që “Vehbiu, me njohuri dhe kontribut jo të pakët në fushën e studimeve filologjike, të konkretizuar edhe në libra me nivel si ‘Shqipja totalitare’, shndërrohet papritur në mjek dhe konsulent i kancerit të prostates” (shkrimin e Markut mund ta ndiqni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/05/30/doktor-vehbiu-dhe-analiza-filologjike-e-testit-te-prostates/).

Dhe sot, po në Panorama, Vehbiu i përgjigjet Markut. Përgjigja nuk ka asnjë ton polemik. Thjesht bëhet saktësimi se çështja për të cilën ai ka folur nuk është e një niveli shkencor, por është një çështje, për të cilën Vehbiu vetë është informuar nga mjetet e informit publik, siç është dhe gazeta New York Times. Vehbiu bën dhe saktësimin tjetër se shkrimin e vet ai e ka publikuar në një blog, në blogun e vet, në blogun personal, që “i ngjan një ditari [ku ai] ia lejon vetes të shprehet për gjëra nga më të ndryshmet”. Shkrimin e Vehbiut mund ta lexoni në Panoramën e sotme, ose pasdite në versionin online të së njëjtës gazetë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bartolomeo Saliaj (not verified) on

<p>në fakt në fakt, xhaxhai e ka tepruar pak me këtë &quot;blogun personal&quot; sepse e ka bërë si kullë nga e cila ka vite që qit kokën dhe pështyn... nuk mund të përdoret si argument... dhe ai e di shumë mirë.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Prostata, mos valle eshte ndonje semundje qe vjen nga prostituimi me cdo te fuqishem? Tjeter, a ka lidhje prostata me prostitutat? &nbsp;E fundit pyetje, a ka prostituar Berisha kur genjente me cifteli duke i kenduar kenge nenes malesore qe kishte humbur djalin, Llesh Palin dhe ajo e genjyer nga fjalet e kenges vec pese minuta mbajti zi?&nbsp;</p><p>Shkrimet e Vehbi Barbullushit vertet jane shkrime interesante, por do te deshiroja qe te shkrunin per te na ndricuar edhe mbi kancerret e qafes se vagines e te mos tregohen aq mashkullore se Konfuci dhe Menci kane thene se skajet bashkohen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.