Mustafa Nano rrёfen njё telefonatё me Lirakun, - dhe shton me trishtim: Meritojmё banditin qё kemi nё krye

Postuar në 05 Nëntor, 2012 06:18

"Lirakun nuk e kam njohur. Veç në një rast kam folur në telefon me të, në një nga ditët e grevës, nja dy ditë para se të bënte atë gjest të fortë, si pasojë e të cilit gjeti vdekjen. Unë isha në spital për t’i bërë një vizitë Gjergj Ndrecës, i cili lëngonte në shtrat prej plagëve që kish marrë prej vetëdjegies, dhe aty takova gruan e Lirakut, që përpiqej ta mbante të fortë e ta ngushëllonte gruan e Gjergjit. Kur po dilja, e po u jepja dorën, gruaja e Lirakut më dha telefonin e vet, e më tha se ish Liraku që donte të fliste me mua. Në terma konkretë, nuk mbaj mend ndonjë gjë kushedi se çfarë nga biseda disa minutëshe me të, por pata një ndjesi e shije të mirë, që më pas e lidha, ndoshta kotmëkot, edhe me një empati e simpati të natyrës ‘tribale’ (ai ish nga Skrapari). Por pasi ai bëri gjestin e vetëdjegies, unë zura t’i bëja një lexim aposteriori bisedës me të, dhe më erdhi inat që nuk mund t’i bëja interpretimin e duhur qysh në momentin e bisedës vendosmërisë së tij, që më pas e çoi drejt aktit që synonte vetëflijimin. M’u duk krejt i pandërdyshur në atë që bënte, madje dhe i bindur se kjo grevë do t’ia arrinte qëllimit. Nuk pati në bisedën tonë asnjë nënvizim të llojit politik, ashtu si nuk pati asnjë pretendim publik të grevistëve për ndonjë natyrë politike të kësaj greve, por motivimi politik, edhe në mos pastë qenë në origjinë të grevës, është përftuar gjatë grevës, pas reagimeve të Kryeministrit tonë rrugaç. Grevistët bënin çmos ta fshihnin këtë motivim, dhe kjo i la pa mbështetje, por personalisht e kam ndier motivimin e fortë politik të grevës. E nuhata këtë dhe tek ajo gjendje vibrante e Lirakut në bisedën që pata me të".
Sa mё sipёr ёshtё shkёputur nga artikulli i sotёm i Mustafa Nanos nё tё pёrditshmen SHQIP.
"Ndihem si në faj, s’ka gjë se e vetmja marrëdhënie e imja e drejtpërdrejtë me Lirakun ish ajo bisedë telefonike, për të cilën sapo fola. Ndihem si në faj, që nuk bëra asgjë për ta lexuar atë gjendje të tijën teksa bisedonim në telefon, që nuk arrita të shihja në atë vendosmëri të tijën për t’i shkuar grevës deri në fund një shenjë paralajmëruese të aktit të vetëdjegies, e që nuk bëra asgjë për t’ia larguar nga koka idenë e vetëflijimit, - shkruan mё pas Nano dhe e mbyll me njё konkluzion trishtues:
"Ne shqiptarët – dhe ky është rasti për t’iu kthyer shoqërisë shqiptare e për ta vënë në bankën e akuzës – nuk meritojmë flijimin e askujt për qëllime, e me motivime impersonale. Ne meritojmë, me sa duket, veç banditin që kemi në krye të qeverisë, të cilit edhe në këtë rrethanë nuk iu ndenj pa u bërë i gjallë, e pa thënë se “greva e Lirak Bejkos ishte e paguar, se Liraku ishte zgjedhur për në grevë mbi bazën e kartelës shëndetësore”!!!??? E meritojmë, jo vetëm se nuk jemi në gjendje ta ndalojmë ta bëjë Lirak Bejkon t’i vërë flakën vetes, por nuk jemi në gjendje as ta ndalojmë ta mbyllë gojën e vet të ndyrë, pasi Lirak Bejko ka vdekur" (a.th)

Nano i plotё:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245424

Comments

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

asgje nuk do mund te benit z nano . ishin te vendosur deri ne ate pike saqe nuk do mjaftone respekti per gazetarin nano qofte dhe patriot ky per ti kthyer mbrapsht nga rruga per ku ishin nisur .  thelbi i asaj qe bene ishte aq burrerore aq mesimdhenese saqe sinqerisht te vjen turp qe dikush tjeter flijon jeten per ty dhe ne jemi te kapluar nga individualizmi dhe shpirtvogelsia . sahere qe shoh neper shkrime te ndryshme  emrin lirak bejko behem keq kjo nuk me ben burre te mire as aktiv politikisht por te pakten tregon qe shpirti im nuk ka shkuar akoma krejt per dreq sic duan te na e cojne keta aligatore politikane qe ne kemi ... rrespekte te pafund atij martiri

Submitted by dritan (not verified) on

Mustafa persa kohe Lirakun e mbeshtesin njerez si ty qe kerkon aleance me kedo mjafton te heqesh Berishen ti ke humbur monedhen e vetme qe do kishe ne kete perballje politike - moralin.

Submitted by Ilir (not verified) on

Je prape gabim Mustafa per arsyen e thjeshte jo larg ne  21 janar Saliu vrau 4 pafajeshem ne mes te bulevardit dhe fundi dihet po ashtu po shkojne edhe proceset gjyqesore dhe ne fund fare njerezit e kane kuptuar se Saliu eshte ai qe eshte por edhe keta qe duan te vijne nuk jane me pak, hajdute te medhenj "Biznesmenet e PS" me biznese jashte......me nje Ndryshim se Saliu te vret....me pak fjale Ky Vend nuk behet Me........

Submitted by Faruku (not verified) on

Pse o Muc kaq i revoltuar sot? Ti me te vertete mendon qe Liraku nuk ishte me kartele mjekesore dhe qe greva nuk ishte e paguar? Nuk ka njeri normal qe ti vere flaken vetes per te marre ca leke kompensim.

Submitted by Anonim (not verified) on

I shpreh ngushellimin tim familjes se Lirakut dhe familjareve te tij ju them te behen te forte.

Me kete rast deshiroj te shpreh nje opinion te veçante: kete bandit qe sot e quajme me te drejte te tille, z. Mustafa me shoke duhet ta kishin kuptuar me kohe, pasi ishte Mustafa Nano, ishin gazetaret e tjere, ishte nje brez i tere qe ne nje fare menyre i dhane pushtet, i dhane besim. Une kurre nuk ia dhashe besimin tim nje njeriu si Sali Berisha, nje lloji si Sali Berisha, nje rrace si Sali Berisha.

Ne kohen e monizmit, mjafton te kishe nje tropojan ne 100 vete dhe aty do te kishe sherr, rremuje, mosrespektim te ligjit e te shtetit.

A nuk mjafton nje fakt i tille per te mos i zene bese llojit te kryeministrit te sotem?

Mirepo, inteligjencia pa inteligjence i besoi verberisht apo kishte interesa te tjera kjo lloj inteligjencie para 15 apo 20 vitesh?

hajde largoje zgjeben kur ajo te mbulon gjithe trupin, kur me te infektohet gjithe fshati.

Submitted by Pirro (not verified) on

Drejt, e meritojme plotesisht! Nuk na e imponoi askush tiranin, as Europa, as SHBA-ja e as ndonje faktor tjeter, ia futem vetes si ata femijet naive qe e marrin sapunin per djathe, duke votuar nje kriminel qe diti te mbushte sheshet me idiote te terhequr nga dy gishtat lart. Nje popull tjeter kete gishtperpjetin e Serbise, do ta kishte ekzekutuar menjehere pas qeverisjes se pare!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.