Modelja e “Playboy”, kampione në poker

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:43

Ajo është pa dyshim personi më i ëmbël që mund të të marrë paratë, nëse ulesh në një tavolinë pokeri.

Tajtana Pasaliç, 28 vjeç, lindi në Bosnje dhe Hercegovinë, por e vogël u zhvendos në Danimarkë, nga ku nisi të ndiqte ëndrrën e saj të madhe, një karrierë si lojtare profesioniste pokeri.

Ndonëse në të vërtetë karriera e saj nisi si krupiere në Monako, Pasaliç shumë shpejt nisi të regjistrohej në turne të ndryshëm, duke fituar një famë gjithmonë e më të madhe e duke fituar disa prej tyre.
Të paktën, me një profesion të dytë fitimprurës si ai i modeles, e reja ka një burim të sigurt të ardhurash, edhe nëse një ditë, do të humbë në tryezën e kumarit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.