Mbrojtja e dobët që po i bën Jahjaga “vendimit për t’mos dhënë dorëheqjen”

Postuar në 30 Gusht, 2012 14:56

Koha Ditore jep këtë informacion lidhur me një pyetje që i është bërë Presidentes Jahjaga mbi dorëheqjen e mundshme të saj (gjë që i kërkohet nga më shumë se një drejtim mbi bazën e një marrëveshjeje të bërë para një viti) dhe lidhur me përgjigjen që ajo ka dhënë: “E pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte kategorike: ‘Nuk jap dorëheqje’. Ajo sqaroi se është e përkushtuar të respektojë Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi, të cilat as ia lejojnë, as parashohin dorëheqjen e presidentit. Madje, siç u shpreh ajo, as në marrëveshjen politike dhe në amendamentet kushtetuese dorëheqja nuk është paraparë.Sipas saj, nëse do të jepte dorëheqje, vendi do të futej në krizë institucionale.“

Është e disata herëë që ajo thotë se “këtë gjë nuk ia kërkon e nuk ia lejon kushtetuta; kjo nuk parashikohet nga ligji themeltar i shtetit”. Është mirë t’mos e përdorë më këtë mbrojtje, pasi nuk ka shumë kuptim. Dorëheqja asaj nuk po i kërkohet, ngaqë këtë e thotë kushtetuta; kjo e fundit nuk ka se si ta lejojë, ta pengojë, ta parashikojë apo ta përcaktojë dorëheqjen. Dorëheqja jepet, dhe kaq.

Në këtë kuptim, e vetmja që mund të vendosë për dorëheqjen është vetë ajo. Nëse ajo vendos të rrijë aty, nuk mund “ta dorëheqë” askush.

M.N.

Comments

Submitted by ben (not verified) on

Cope mishi,qe e bene presidente.Eshte komplet out.Kjo katunare edhe vete nuk e di nga i erdhi ku fat.

Eshte nivel i ulet shume/

Submitted by nik (not verified) on

kjo u be presidente njelloj si moisiu .vetem nje ndryshim kane .

moisiun e moren nga dominoja dhe e bene president,kete e moren nga parrukjerja.

Submitted by Junik01 (not verified) on

Patetike, kurr mos e jep doreheqjen ahtifete.

Tani edhe ti ben pjese ne klubin e pusht'tetareve shqiptare te ballkanit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.