Mbeturinat toksike të Italisë zhduken në Shqipëri. Këshilli Bashkiak i Tiranës, i përfshirë?

Postuar në 05 Nëntor, 2012 11:47

Mbeturina të rrezikshme janë duke u importuar në Shqipëri përpara se të zhduken pa gjurmë, - zbulon një hetim në botën e vrazhdë të eksporteve të mbeturinave . Biznesmenë italianë, disa prej të cilëve të lidhur më krimin e organizuar, operatorë të kumarit, dhe të tjerë të dënuar për krime financiare janë përfshirë në tregun e mbeturinave në Shqipëri. Konventat nëpërmjet të cilave OKB përpiqet të mbrojë vendet nga trafiku i mbeturinave të rrezikshme, gjerësisht janë injoruar, ose nuk janë pranuar.

Në një nga portalet më të njohura online të gazetarisë investigative, “TOL”, është publikuar në fund të këtij tetori një artikull, i cili është risjellë sot në të përditshmen e re DITA, e cila citon si autorë 4 gazetarë të huaj, Guia Baggi, gazetar investigativ në Tosskanë, Lawrence Marzouk, redaktor i “Birn”, Lorelei Mihala, gazetar rumun në TV kombëtar, Remy Hersbach, redaktor në Nos.nl, në Utrecht

 Shkruhet ndër të tjera në artikull:

“...Antonio Angelo Abrusci është i njohur në Itali për lidhjet e tij me lojërat e bingos. Por Abrusci, i cili ka dënime të ndryshme për mashtrime fiskale, është një lojtar mjaft serioz në mbledhjen e mbetjeve toksike në Shqipëri. Hetimi ynë ka zbuluar se Ecoaqua, e regjistruar në Itali dhe në Shqipëri, tashmë ka fituar 2 kontrata nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për mbledhjen e mbeturinave dhe ka oferta për të punuar dhe në qytetet e tjera.

Firma është pjesë e Finanziaria Immobiliare Partecipazioni, e cila është pronë e Abrusci.

Antonio Abrusci është bashkëpronar i një numri të madh biznesesh me vëllanë e tij Angelo. Në janar 2011 në konferencën italo-shqiptare në Tiranë kompania e Abrusci-t shpalli mundësinë e ngritjes së një landfilli në Shqipëri (kjo sipas një uebsajti që i dedikohej konferencës).... Një nga sipërmarrësit e parë italianë që shqyrtoi mundësinë për të eksportuar mbeturinat italiane në Shqipëri ishte edhe Manlio Cerroni, me nofkën "Mbreti i plehrave" për shkak të rrjetit të tij ndërkombëtar të kompanive të mbeturinave.

Planet e tij madhore për të dërguar mbeturinat e Romës për incinerim në Shqipëri fillimisht dështuan, por kompania e krijuar për të shfrytëzuar biznesin e mbeturinave mbetet ende aktive, ndërsa një numër i konsiderueshëm biznesesh kanë fituar kontrata të qeverisë shqiptare...” (A.N.)

 

Linku i shkrimit origjinal:

http://www.tol.org/client/article/23437-italys-toxic-waste-v...

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Jepi Lulzime jepi, digje këtë vend megjithë kunatin, por do të vijë dhe dita kur do të përgjigjesh o kafshë pa shtyllë kurrizore!</p><p>Kujton se do të shpëtosh duke vendosur paratë në Hollandë por dhe atje do të përgjigjesh!</p>

Submitted by victory (not verified) on

<p>Alarm!!!! Ne nje vend tjeter, normalisht do te paralizohej jeta e vendit nga protestat.....:(</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Po c&#39;kujtojne keta politikanet tane truthare se mbeturinat toksike demtojne vetem popullin e keta kane imunitet? Jane kaq te trashe sa s&#39;e kuptojne qe keta mbeturina do t&#39;i kene peshqesh ne ushqim dhe ne ujin qe do te pijne a ne ujin qe do te lahen. Pastaj te han parate... &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.