Maxhoranca bie dakord të shqyrtojë propozimet e PS-së, dhe shtypi bëhet optimist

Postuar në 31 Gusht, 2012 07:16

Ka pasur raportime optimiste këto orë pas një deklarate ‘anti-referendare’ të Topallit se “rëndësi kapitale ka patur dhe ka heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij”, dhe pas vendimit për ta filluar sezonin parlamentar me shqyrtimin e kërkesave të socialistëve për ndërhyrje të shumëfishtë në kushtetutë.

Balkanweb.com thotë se “konferenca e Kryetarëve miratoi me konsensus paketën e propozimeve të Partisë Socialiste për ndërhyrje në Kushtetutë përtej kufizimit të imunitetit, që – këtu zë fill optimizmi – i hap rrugën ndryshimeve Kushtetuese”.

Shqiptarja.com thotë se “mazhoranca pranon të marrë në shqyrtim paketën e propozimeve të Partisë Socialiste për ndërhyrje në Kushtetutë që kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, anëtarëve të KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të cilësuar. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve e cila miratoi propozimin e opozitës ta përfshinte në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit”. Në këtë rast është optimist stili, jo thelbi, i raportimit.

Ndërsa Tema i jep të drejtë vetes, kur paralajmëronte dje, se “kryeministri Berisha është tërhequr nga ideja e tij për referendum. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, është rënë dakord që në kalendarin 3-javor të punimeve të futen propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese.”

Duket se është pak optimizëm i ngutshëm. Është marrë thjesht një vendim për t’i shqyrtuar propozimet e socialistëve. Asgjë më tepër.

Re.Pu.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

Duket se është pak optimizëm i ngutshëm. Është marrë thjesht një vendim për t’i shqyrtuar propozimet e socialistëve. Asgjë më tepër.

po eshte e qarte kjo gje.se e permban edhe rregullorja qe keto propozime te futen ne diskutim,por aprovimi nuk ka per tu bere.

kete ka kerkuar edhe edi.ti diskutojme por aprovohen apo jo ska rendesi.

keshtu qe budallallekut te edit ju dha nje rruge qe nuk e con gjekundi.

Submitted by Ali (not verified) on

Po lidhur me idiotizmin e referendumit? Ku vajti ai Nik-o?

Submitted by nik (not verified) on

kush nuk e kupton eshte idjot vete.se eshte referendumi qe i ben socialistet te tremben dhe i detyron te votojne.

Submitted by AMY (not verified) on

Do doja te ta shpjegoja me gjate kete punen e referendumit, por kujt t'ja shpjegoj? Aq sa mund te kuptoje Patozi nga e drejta kushtetuese, aq mund te kuptosh edhe ti!

Sa i mjere je o niku!

Submitted by nik (not verified) on

ah moj amy qe je bere per te qare hallin.

me siguri ke mbaruar juridikun part time dhe ke mesuar kushtetuten e diktatures.

duket qe ste pelqen referendumi,por ske ci ben.duhet te presesh deri ne 2017 te na japesh mendimet e tua te ndritshme.

Submitted by AMY (not verified) on

ah ta dije ti se cfare kam shkollimi kam perfunduar !!!!!!!!! Po ik ore idiot.

Submitted by nik (not verified) on

tashti e kuptova.ke mbaruar shkollen e partise ose ate te vjetren ose ate te qemolit qe ka hap saimiri.

mos u merzit se deri ne 2017 ne opozite do te mesosh edhe me shume.

Submitted by MOS U LODHNI KO... (not verified) on

MOS U LODHNI KOT ME NIK TRAPIN!

Submitted by nik (not verified) on

pse merzitesh moj zemer.

nuk kalohet opozita me merzi deri ne 2017.

do semuresh moj shpirt.

Submitted by Niku dhe Altin ... (not verified) on

Keta te dy nuk e kuptojne kete batute, sepse jane trapa, por ju qe e kuptoni, ukwim…   Niku do pergjigjet “mos u merzit moj shpirte deri ne 2017”, kurse Altini do bukoset…

Submitted by I-liri (not verified) on

Ju pata thene se nuk ka referendum. Ishte vetem nje fluske sapuni, apo nje bire ne uje e SRB-it. Nuk ja mban te beje referendum. Po sikur ta humb, ne se kerkon ta beje para zgjedhjeve? Do te jete jo vetvrasje, por do te vrase veten... Ndersa zhvillimi i referendumit, sipas ligjit mbas zgjedhjeve, nuk ka asnje vlere. Edhe nje gomar po te jete ne keto zgjedhje perballe SRB-it, do t'i fitonte zgjedhjet. Ky gomar pati fatin te jete Edi Rama....

Submitted by Genti (not verified) on

Optimizem i ngutshem ???? ResPublica ndoshta nuk e ka kuptuar se mjafton vetem marrja ne shqyrtim (diskutimi) ne Parlament i paketes kushtetuese te propozuar nga socialistet qe keta te fundit te votojne kufizimin e imunitetit. Nga keto qe shkruani ketu krijohet pershtypja se socialistet kushtezojne ceshtjen e kufizimit te imunitetit me aprovimin e te gjithe paketes, gje qe nuk eshte e vertete.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Do jemi dhe do flasim. Kryetari i KQZ do zgjidhet nga mazhoranca, Prokurori nga mazhoranca, dhe kur te behet ndonje ndryshim ne kushtetute kjo do te vleje pas 4-7 vjetesh;-) Rama beri ndryshime kushtetuese ne 2008 per tia dhene vetes kete fuqi por perballe Berishes ai eshte diletant dhe kete fuqi e mori Berisha. Rama i shkrete perpelitet por cdo veprim i veti shkon ne favor te Berishes... eshte i paafte i ziu, kaq mund te prodhoje... ishte tjeter kohe kur PS drejtohej nga Nano, Meta, Majko, dhe vendimet merreshin kur ne kryesi ishin Mejdani, Islami, Dokle, Leskaj, Angjeli, etj etj tani vetem Xhafa dhe Ruci kane mbet nga ajo koha dhe eshte mbush Kryesia me Tahirin, Klosin (qe ne ate kohe ishte zar;-) Shalsin, Vilajet Qyrkun, Balla, dhe popull kot si keta sa te dush) Rama ngjan me Kryesine aktuale si Borebardha me 7 xhuxha;-ppp

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.