Mark Frroku midis Kanunit e shtetit ligjor. Dhe shton: “Vëllait tim i tremben si politikan; prandaj e mbajnë në burg”

Postuar në 05 Mars, 2013 02:15

Mark Frroku, i vëllai i të dyshuarit për vrasjen e drejtuesit të policisë, Dritan Lamaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Lindita Çela. Ëëhtë aq i sigurtë që Arbeni nuk është i përfshirë në këtë krim, sa është gati të lërë si hipotekë – mbi bazën e zakonit, thotë – jetën e vet. “Pasi të kalojë kjo situatë, [familjarëve të të ndjerit] do t’u çojmë njerëz për dëshmuar që nuk kemi gisht në ngjarje. Nëse ata, apo qoftë dhe organet e drejtësisë, do të zbulojnë se im vëlla është autor i vrasjes së komisarit, unë u kam borxh gjakun tim”, thotë ai në stilin kanunor.

Po pse e kanë futur në këtë kurth?, pyet gazetarja. Mark Frroku, që vlerëson biznesin familjar që ka si “një nga bizneset më të rëndësishme të vendit”, ka një mendim shumë të mirë dhe për magjinë politike të të vëllait. “Arben Frroku kish vendosur të kandidonte në qarkun e Shkodrës, dhe ky fakt ka futur në panik njerëz të pushtetit”, lë të kuptohet ai. “Duke qenë se nuk gjej asnjë provë dhe asnjë arsye tjetër, dyshoj se nxitimi që policia ka treguar për arrestimin e tim vëllai, është bërë me qëllimin e vetëm për ta larguar atë nga politika”, thotë ai, dhe më pas bën analistin: “Në politikën e sotme një deputet bën diferencën”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ardi (not verified) on

<p>o Muç he mer burre bej nje analize me foto se je bo profesionist te ORA- NEWS<br />&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.