Marjan Gryka flet për Azemin e Berishën; por ai në një farë mënyre bën historinë e 23 viteve të “demokracisë”

Postuar në 22 Mars, 2013 04:59

Në numrin e sotëm të gazetës Dita ish publikuar një intervistë e ish rojes së trupit të Azem Hajdarit, dhënë disa ditë më parë radios kosovare “Zëri i Mitrovicës”. Është një intervistë që shpjegon në mënyrën e vet (ndoshta është mënyra më e saktë) gjithë historinë shqiptare të 23 viteve të fundit. Ja disa pohime të marra nga intervista:

-Unë jetoja në shtëpinë e Azemit, dhe një ditë, sapo u zgjova nga gjumi, Azemi më thirri në dhomën e tij, dhe më tha: “Mario, sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së; është dhënë urdhëri që Azemi të mos hyjë brenda; si do ia bëjmw?”

-Unë me një buzëqeshje i thashë: Bacë, ne do hyjmë aty ku njerëzit na duan.

-Për t’i rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun [ishte viti 1994], dhe u futëm në sallën e pallatit të kongreseve.

-Azemi nuk ishte parashikuar të fliste në atë mbledhje, por ne “me mjete demokratike” e bindwm protokollin që ta fuste atë në listën e diskutantëve.

-E mori fjalën Azemi, dhe u tha: “…Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. E kam për nder që jam djali i tij, por … unë i rrëzova idealet e tij. Unë e rrëzova Enverin”.

-Nga fillimi i vitit 1996, Azemi, i mbetur pa imunitet, shkarkohet nga detyrat parlamentare dhe përjashtohet nga PD-ja, dhe ne kaluam me sindikatat. Pra lideri i dhjetorit ishte në rrugë, me truprojën e tij, që kish armë në brez, por pa leje.

-Një natë agjentët e SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, por ne i morëm peng, i çarmatosëm, dhe i çuam te Gazeidede, të cilit i thamë: Ti je turpi i kombit, dhe tradhëtia e kombit!

-[Në vitin 1997 Azemi u riafrua me Berishën, me kërkesën e këtij të fundit], dhe ne po shkonim në takime me Presidentin Berisha, që nuk jepte dorëheqje, dhe në çdo takim na vriteshin nga dy shokë… shumica e tyre ishin mirditorë.

-Në nëntë atentatet që i janë bërë Azem Hajdarit ka pasur dorë Partia Demokratike.

-[Ditën që e vranë], kur ka hyrë Azemi në selinë e Partisë Demokratike, PD-ja ishte një kufomë e gjallë. Nuk kish asnjë njeri. Në korridor ka dalë Pollo me tre vetë të armatosur. Ishin tropojanë.

-[Këtu ndërhyn një dëgjues i radios kosovare], dhe pyet: Me çfarë gyximi e mbi ç’baza e akuzoni Berishën, që për ne kosovarët është Skënderbeu i dytë?

-Etj, etj. Me që ra fjala, sot po festojnë me pompë pëvjetorin e demokracisë.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kësaj i thonë të vrasë natën dhe të qajë ditën dhe më e pa cipë është se të bëjnë dhe dëshmorë të demokracisë

Submitted by a. (not verified) on

Pse u beka historia me bla-bla ?!...

C'na ka zene nje mani qe te pyesim cfaredolloj njerezish, si pastruesa, badigarde, roje, taksixhinj, shofera, fotograf, etj per te na bere historine !!!

...prandaj ne nuk kemi histori !

Submitted by Anonim (not verified) on

po sipas teje kush duhet te besohet? Berisha, Gazidede,Nano, etjer etjer... ata qe e vrane duhet te besohen sipas teje??

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.