Maqedonia sot voton. Menduh Thaçi nuk gjen emrin në listë

Postuar në 24 Mars, 2013 08:01

Në Maqedoni po zhvillohen sot zgjedhjet lokale. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, bëri të ditur se deri në orën 13, kanë votuar 34.78 për qind e votuesve. Pjesëmarrje më e madhe e votuesve është regjistruar në Komunën e Kërçovës me gjithsej 54.69 për qind. Në këtë qytet po zhvillohet garë mes kandidatit shqiptar të BDI-së, Fatmir Dehari, dhe atij të koalicionit  VMRO-LSDM, Bllagoja Despotovski.
Nga KSHZ-ja kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor në përgjithësi po zhvillohet në atmosferë të qetë, por komisionet komunale dhe partitë politike kanë denoncuar parregullsi. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi nuk ka mundur të votojë pasi emri i tij nuk figuronte në qendrën e votimit në Tetovë. “Nuk isha në listën zgjedhore edhe pse dokumentin e kam biometrik, kam pasaportë biometrike. Ministria e Punëve të Brendshme, njësia rajonale e Tetovës, nuk e ka informuar Entin statistikor se unë kam dokument biometrik dhe kam të drejtë të votoj. Kjo na shtynë të dyshojmë se shumë çështje janë të parregullta. Shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull, por ky është një sinjal shumë i keq për mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor”, ka deklarur kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. REL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.