MAPO profetizon? Apo një rrëshqitje frojdiane?

Postuar në 27 Korrik, 2012 14:56

MAPO profetizon? Apo një rrëshqitje frojdiane? – Kështu ironizojnë komentuesit gazmorë të blogut PPU pasi kanë postuar këtë copëz të faqes së parë të MAPO-s së sotme.
Një gabim në drejtshkrimin e titujve në faqe të parë ka zëvendësuar shifrën 2013 me 2103 në një nga titujt kryesorë të gazetës që prej pak javësh drejtohet nga Artur Zheji. Bëhet fjalë për titullin mbi intervistën e Bamir Topit mbrëmë në Top Story, ku ai u citua të theksonte nevojën e rotacionit politik në 2013. Por faqosësi dhe redaktori përkatës i MAPO-s gjatë përgatitjes së faqes së parë i kanë "shtuar" nja 90 e kusur vite kohës së supozuar për rotacion nga Topi. Lapsus me siguri, po nga ata që tërheqin fort vëmendjen.
(A.N.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte pa dyshim nje menyre ironike e perdorur per t'i  thene  Topit, hip ketu( bryl) e shih stambollin( rotacionin),

sic eshte shprehja e popullit per "rreshqitjen frojdiane" ne kete rast.

Submitted by nik (not verified) on

PPU mos eshte ai blogu i atij salajt,qe ka mbledh nja 90% sallake,nja 8% gjoja asnjanes dhe 2% gjoja te djathte.sepse po u fute aty dhe me komentin e pare qe ben ne favor te se djathtes,direkt te bllokojne.E ka kthyer ne nje blog koti.

te shpresojme qe nuk do te marr urdher edhe muc nano ta beje kete gje.

Submitted by Tetke (not verified) on

po clidhje ka Frojdi ketu??!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.