Maliqi komenton Kurtin. “Po ndërron kurs, por jo natyrë”, thotë në thelb

Postuar në 24 Korrik, 2013 14:51

Në një shkrim të tijin të publikuar në Express, Shkëlzen Maliqi flet për një fjalim të mbajtur nga Albin Kurti. Nuk e thotë se ku është mbajtur ky fjalim, por jep përmbajtjen e tij: “Ai flet për një zhvillim në rritje nga Republika e parë e vitit 1990, pastaj ndodhi Republika e dytë e vitit 2008, kurse Republika e tretë duhet të ndodhë sa më shpejtë nën kujdesin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe vetë Vizionarit të saj, Albin Kurtit”.

Maliqi ndalet në këtë të tretën, dhe i bie në sy “rrudhja e vizionit të Kurtit në Republikën e Kosovës”. Autori nënvizon faktin që Kurti deir më sot ka kërkuar një Republikë  Shqiptare të Bashkuar, dhe tani po flet thjehst për një republikë të Kosovës. Dhe pyet: “Ç’ka ka ndikuar për këtë kthesë të madhe në vizionin qendror të Vetëvendosjes?” dhe përgjigjen e jep sërish në formë të pyetjes: “Mos është arsyeja dështimi katastrofal i forcave pro-bashkim kombëtar në zgjedhjet e 23 qershor në Shqipëri?”

Por ka edhe më: “Një tjetër arsye për rrudhje mbase mund të jetë pasojë e vizitës së paradokohshme të Kurtit me delegacionin e Vetëvendosjes në SHBA, ku ka mundur të mësojë se për superfuqinë numër një në botë projekti i bashkimit të kombit shqiptar nuk duhet të jetë prioritet në rrethanat aktuale gjeostrategjike”.

Më poshtë, shpjegohet pse “Kurti i mbetet besnik idesë së përmbysjes revolucionare me mjete që vështirë se mund të janë demokratike”. Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,75,117208

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Besoj qe redaksia duhet ta dije qe Sh. Maliqi eshte per PDK-ne si Artan Hoxha apo Henri Cili per PD-ne ne Shqiperi.</p><p>Nuk mund te marresh per baze per te komentuar opoziten nje person qe ka biznese me zv.ministra dhe qe perflitej ne aferen pronto. &nbsp;</p>

Submitted by Bard (not verified) on

kane deshtuar forcat pro bashkimit kombetar? Apo kane deshtuar forcat qe e kane perdorur kauzen e bashkimit si kondom perdhunimi te qytetareve te vet?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.