Majko i thur dithirambe koherencës politike; por e ka me Islamin

Postuar në 14 Maj, 2013 07:55

Rroftë koherenca dhe luajaliteti ndaj kauzës e partisë! Kush e thotë këtë? Mund të jenë të shumtë ata që mund ta thonë, por njëri quhet Pandeli Majko. E ka thënë me anë të një shënimi në facebook. “Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetëvetes dhe historisë nga vijnë”, ka shkruar, dhe për këtë ka marrë shkak nga tubimi i djeshëm i demokratëve, në tribunën e të cilit ka parë Kastriot Islamin e Asllan Dogjanin. Dhe nuk duhet të jetë ndjerë mirë nga ajo pamje, sepse menjëherë është ulur e ka shkruar: “Oh sa mirë me qenë tradhëtar!” Dhe pastaj: “Fushata elektorale që sapo ka filluar e ka të shkruar në ballë këtë fjali turpëruese”.

Në fund, Majko sajon një amanet mallakastrioti: Dorëzojani dopjo gjashtën një mallakastrioti tjetër (ky tjetri duhet të jetë Kastriot Islami). Por ky amanet nuk tingëllon shumë i qartë. Ka pasur nevojë për një çikë shpjegim më shumë, që Majko nuk e ka bërë.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E drejtë sa për trallëtarë nuk jemi keqë kemi me shumicë por duhet tu vëmë usullin</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>O Majko, sa here te flasesh per koherence kujto 1 prillin. Kujto dhe diten e perjashtimit te Islamit ketu e dy vjet perpara e mendo ca bere ti ate dite, pastaj fol.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.