Majko Berishës: “Mos bëj burrin e zgjuar/e mirë në kurriz të parave publike!”

Postuar në 05 Korrik, 2013 12:57

Berisha po sillet sikur nuk ka pasur 23 qershor, dhe kjo ka bërë që Pandeli Majo të shpërthejë. E ka bërë në profilin e vet në facebook, duke marrë shkas nga vendimi i qeverisë ‘Berisha’ për të bërë rritje rrogash. “Ky është një gjest i paprecedentë. Në kushtet ekonomike të vendit ky vendim është kulmi i papërgjegjshmërisë. A ka ministër financash ky vend?! A ka Guvernator të Bankës së Shqipërisë ky vend që pak ditë më parë kërkoi rikthimin e FMN-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike?!”, thotë ish kryeministri socialist.
Ka dhe pyetje të tjera: “Çfarë janë duke bërë me financat e vendit këta qeveritarë të përkohshëm?! Pse nuk u kujtuan këta qeveritarë për “premtimet e mbajtura” të rritjes së rrogave para datës së zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kanë humbur ato?!”
Dhe në fund: “Kush mendon se luan të “zgjuarin” dhe “burrin e mirë” të premtimeve të mbajtura e ka gabim! Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit! Vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen! Shqipëria është në krizë dhe nuk ka kohë për humor! Tallja nuk është virtyt! Ka ende kohë për reflektim për ata që e duan këtë vend edhe kur nuk janë në pushtet!”

Re.Pu.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Keni detyre te ndiqni gjithe abuzimet e tyre dhe le te shkojme ne rrugen e Nanos me Levante CO.Detyra e pare e qeverise socialiste eshte permiresimi i kushteve te jeteses dhe zgjerimi i Bences.Do t'ju duhet per te ndeshkuar hajdutet dhe kriminelet ekonomike dhe politike te tipit Berisha.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Kjo eshte '97 e dyte e Berishes. Mire na e ben, o Majko, se nuk vume mend nga e para. Ujku qimen e ndron, por zakonin nuk e harron. Krimineli, kur shnderohet ne te tille, nuk shndrohet me ne human. Te kujtohet historia e bishtit te qenit qe tregonte Bakja. Berisha bisht qeni ka qene dhe ashtu ka per te mbetur, deri sa varri ta drejtoje.

Ai po i ben te gjitha qe t'ju acaroje qe ne fillim dhe ju t'i tregoni burgun dhe pastaj t'ju akuzoje se po hakmerreni ndaj "opozites". Eshet ujk i vjeter ai, i ben te gjitha me nje qellim te shpetoje bythen e vet dhe te bastardeve qe ka pjelle.

Si thoshte Julius Fucik: "Njerez jini vigjilente". Fashizmi nuk ka brire dhe forme konkrete. Majko, mos i beni me gabimet e se shkuares.

Submitted by Ben (not verified) on

Megjithe respektin,zoti Majko,ne fund te fundit po rrit rrogat e popullit!

Edhe ju do ta beni dhe kjo eshte e nevojshme.

"Kurorat"?!E crendesi ka:ju,ata,e rendesishme eshte qe rrogat rriten dhe mjere ai qe ben politike mbi rrogat e perunjura shqiptare.Mjaft bere dhe ti burrin e zgjuar!Je me i zgjuar sesa kerkon te hiqesh,por nje gje:rritja e rrogave asnjehere nuk eshte keq dhe ketu ne nuk flasim per flamure perkatesish.

Mendoja se kishe nje fije burrerie,por te abuzosh me rrogat,sepse pretendon ta besh ti dhe ajo(PS) dhe kerkon te marresh lavdet per te qendruar per nje ko0he me te gjate ne pushtet,eshte poshtersi dhe pabesi dhe mjere trutharet shqiptare qe nuk e kuptojne.

Leri pallavrat e ekonomise dhe dhimbjes se Berisha po e shkateron.

Te pandershem jeni te gjithe,ju,ata,por rritja e rroges eshte nje gje e mire dhe duhet falenderuar dhe jo abuzuar.

Submitted by ben (not verified) on

Respublika!

Lejoni komentet edhe kur ato nuk u shkojne sipas shtatit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.