Lubonja dhe disa pyetje mbi projekt-idetë e Ramës

Postuar në 07 Gusht, 2013 06:46

Në një shkrim të sotëm te Panorama, Lubonja i kthehet disa projekt-ideve të Ramës, si binjakëzimi i Instat, futja e FMN si institucion kontrolli, auditimi i huaj i financave, dogana e kontrolluar nga të huajt... ide që sipas tij theksojnë faktin që askush nuk ka besim te institucionet e shtetit.
Lubonja ngre që në fillim një sërë pyetjesh:
“...sa janë kushtetuese [këto projekte]e sa do hyjnë në konflikt me institucionet e kapura nga Berisha? Sa të huajt do të jenë efikasë,edhe po pranuan të punojnë në një terren shqiptar të minuar nga të katër anët nga ekonomia kriminale dhe nga polarizimi ekstrem? Sa këta do të jenë realisht të pavarur dhe sa në shërbim të maxhorancës së re, d.m.th., sa do t'i rezistojnë sistemit, i cili, sipas vetë fjalëve të Ramës korrupton çdokënd? Prurja e të huajve në këto vende dhe marrja prej tyre e përgjegjësisë së arbitrit, sa do t'i ndihmojë shqiptarët e sa do t'i vonojë në pjekurimin e tyre?”
I tërë shkrimi përshkohet nga pyetje të mëtejshme që tregojnë dhe vështirësinë e aplikimit të këtyre projekt-ideve. Mbi të gjitha, për të krijuar atë vullnetin politik gjithëpërfshirës për të pranuar e mbështetur institucionet e pavarura si “arbitra”. Në këtë rast, Lubonja merr shembullin sesi Theodhori Sollaku (thuhet se) do të drejtojë Byronë Hetimor pranë Kryeministrit, duke kujtuar se Sollaku ka qenë akuzuar pafundësisht nga Berisha se flinte mbi dosjet e krimit, duke e bërë thuajse të pamundur që palët të bien dakort për ta patur këtë institucion si arbitër.
Ndaj ai këmbëngul se projekti më madhor është ai i krijimit të institucioneve të besueshme, përndryshe “do të vazhdojë loja e deligjitimimit reciprok me pasoja vazhdimin e shtetit të brigandëve, dh ejo ndërtiin e shtetit të së drejtës”
k.c.

 

e plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/08/07/mbi-disa-projekt-ide-t...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kam thene e shkruar superlativa qiellore ndaj Lubonjes, ashtu si dhe te kam qelluar plot rrufe te mbushura me mega goditje per ta rikthyer ne toke. ( Gjithmone sipas meje) Dhe ky eshte shkrim me kembe ne toke. Dhe kete drejtim uroj te kene te gjithe gazetaret ndaj qeveriase se Edi Rames. Jane intelegjente, jane bindes, shtiren ne menyren me prefekte, jane kreative per te bere ZAP, e tjer e tjer. Qysh kur ka filluar agimi i qyteterimit, qysh kur qyteterimi eshte si memorje, gjithmone kane udhehequr keto lloj monstrash. Njerzit qe nuk kane piken e dhimsurise. Jane genjeshtare te pa krahasueshem, jane te fiksuar vetem te genjejne, te mashtrojne te vjedhin e te manipulojne e te bejne zap e te vjedhin. Jetojne ne qiellin e shtate vetem ne unin e tyre te dominimit te pamposhtur. Ka vetem nje shpetim nga psikpatet: bllokade dhe mos pajtim duke i treguar ligjin. Vigjelence totale kombetare. Nen thundren e psikopateve ishin gjysherit e prinderit tane, dhe ne jemi akoma nenthundren e psikopatit. Iku Sali psikopati, po erdhi nje tjeter me i sofistikuar e kamufluar Edi Rama. Eshte nje semundje globale qe po merr permasa te pa para thone shkencetaret. Mendoni ne zvizer 25% perqin e popullsise ka kaluar simptoma te renda te manjakerise. Ne shqiperi nuk ka studime po mua me duket bilanci zeherr dhe shyqyr qe nuk ka studime se jam i bindur se do te dilnim te gjith te cmendur. E vetmja shprese kunder psikopateve eshte lufta presing kunder tyre duke i mberthyer me ligj. Qe ne shqiperi dihet se si eshte ligji se cfar i beri psikopati Berisha dhe cfar do ti beje Psikopati Rama&hellip;me projekte ligjit&hellip;</p>

Submitted by manastiri (not verified) on

<p>Bravo Anonim, te lumte. Meqe i di te gjitha, a s&#39;me thua si do jete koha neser? apo te pyes Lubonjen....</p>

Submitted by Nga USA too (not verified) on

Kush e garanton stapin e gjate qe te huajt Jane me pak hajdute se Shqiptaret. Socialistet e Kane nje eksperience te mire me deilode tushe sepse vodhen gjithe pronat e firmave piramidale. Popull zgjohu nga keta
lapangjoze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.