Lubonjë, lëre Ramushin “dje”. Ramushi “sot” ka disa pyetje që kërkojnë përgjigje

Postuar në 24 Korrik, 2013 09:29

Shkrimi i Lubonjës mbi Haradinajn, që ngjalli shumë debat, fokusohet mbi prezmimin e krimeve të luftës nga ana e këtij të fundit. Ndjeshmëria përkëtej kufirit – siç e përshkruan dhe Lubonja në artikull – u fokusua kryesisht rrotull heroit, “kush je ti të na prekësh heroin”, “kush je ti të ulësh luftën” etj. Por, ndjeshmëria matanë kufirit është më konkrete.

Me faj a pa faj, zhduku apo jo dëshmitarët, Tribunali e ka liruar dhe verdikti i Hagës nuk mund të diskutohet, jo se është i “drejtë” por se nuk mund të nisim të kundërshtojmë çdo sistem. Por, mund të merremi me të sotmen e Haradinajt, siç shkruan edhe Dukagjin Gorani në një shkrim të botuar së parë në Express.

Ai rendit një sërë pyetjesh mbi Haradinajn duke u nisur nga “…revolti publik ndaj ‘komandantëve’ në Kosovë [që] nuk ka fort lidhje me të bëmat e tyre gjatë luftës (në të kundërtën, do të ishim një shoqëri tjetërfare, mbase më e vetëdijshme, e avancuar e humaniste). Mbase, Fatosi [Lubonja] e Arbeni [Idrizi] mund të mendojnë ndryshe – mirëpo jam thellësisht i bindur se e vetmja gjë që na dhemb ne të tjerëve karshi Ramushit dhe ‘komandantëve’ është pushteti ligjërisht i pashpjegueshëm ekonomik e politik që e krijuan pas luftës. Shkurt, prej nga gjithë ajo pasuri? A është ajo pasuri e vërtetë? A është vërtetë e tyre? A mund të dihet sasia e saj? Të zbardhet prejardhja e saj? Të dëshmohet se qenka fituar me uzurpime e haraç? Apo, thjesht – qenka e ligjshme?

k.c.

i plotë:

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,90,117032

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Nqs Hajradinaj do te qughet hero, po Mehmet Shehu, a nuk duhet shpallur hero kombtar per horoizmart ne luften e 2te boterore? Nuk duhet te perdorim 2 standarte...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.