Liztat Zgjedhore, edhe vetë Ministri i Brendshëm me 3 vendbanime në Gjendjen Civile

Postuar në 14 Maj, 2013 14:46

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, në regjistrin e shtetasve të gjendjes civile rezulton i regjistruar tre herë. Adresa e parë ku ai rezulton i regjistruar është fshati i tij i lindjes, Novosej, në komunën Topojan të Kukësit. Adresa e dytë është në Tiranë, në rrugën “Andon Zako Çajupi” , ndërsa dhe adresa e tretë është sërish në Tiranë në “Rrugën e Durrësit” - raporton e perditshmja DITA, e cila eshte marer ne vijimesi keto kohë me problemet në listat zgjedhore të qershorit 2013.

Shkruan Dita: "Drejtoria e Gjendjes Civile mund ta “korrigjojë” këtë tripletë por në thelb prania trefishe në regjistrin e Gjendjes Civile të njeriut që sot është në krye të ministrisë së Brendshme dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e saktësisë së listës së gjendjes civile dhe listës së votuesve është një tregues kuptimplotë se në çfarë derexheje është infrastruktura zgjedhore në Shqipëri. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj, deklaroi pak kohë më parë komuna Topojan në Kukës është shtuar më shumë se njësia 11 në Tiranë, që është ndër më të mëdhatë, por edhe me fluksin më të madh të banorëve të rinj. Në të vërtetë është e anasjelltë, ata nga Topojani shkojnë në njësinë 11 në Tiranë. Por Gjonçaj ka harruar të përmendë se komuna Topojan është vendlindja e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka". a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.