Lirak Bejko, kush e vrau?

Postuar në 03 Nëntor, 2012 03:38

Mediat, në varësi dhe të preferencave politike i kanë lënë kush shumë e kush pak vend vdekjes së njeriut që u vetëflijua për kauzën e tij. Gazeta “Dita” hapet sot me këtë pyetje, "kush e bëri", dhe në grafikën e faqes së parë kanë veçuar (me ngjyrë) gërmat S dhe B. Shqiptarja.com rrëfen që ai vdiq i vetmuar, familja nuk kishte lekë t’i shkonte në spital (në Bari). Familja nuk ka lekë as për të sjellë trupin e as për ngushëllimet. “TemA” e konsideron si “viktima e 31 e shkaktuar nga Sali Berisha”

Kopertina në foto është e së përditshmes DITA, e dalë në treg ditët e fundit. Shinasi Rama shkruan që “...fytyrën e tyre të vërtetë e treguan dhe shumë të tjerë që kanë bërë karrierë si të përndjekur, por që janë të kapur për fyti nga paria dhe që sillen si figura të spikatura në Tiranë. Vetëflijimi i tij ua ka çjerrë maskën edhe pjesëtarëve të tjerë të parisë që na shiten si të persekutuar në shtyp si Edison Ypi, Daut Gumeni, Kurt Kola, Spartak Ngjela e Fatos Lubonja. Këta nuk iu bashkëngjiten  bashkëvuajtësve të vet. Ishin pikërisht këta që duhej tia kishin vënë flakën vetes me kohë, pse janë të përdorur e të stërpërdorur nga paria sunduese...”

Aleanca Kuqezi ka reaguar duke thënë se “Regjimi i shtetasit Sali Berisha vazhdon tё mbjellё viktima duke u treguar barbar me qytetarёt e thjeshtё te vendit tonё. Shtetasi Sali Berisha do tё pёrgjigjet dhe ndёshkohet pёr krimet e tij. Lirak Bejko ёshtё njё martir, i cili do tё frymzojё revoltёn popullore pёr liri” ndërsa FRD ka deklaruar përmes Bedri Blloshmit, që drejton dhe Dep. e ish të Përndjekurve Politikë në këtë parti se “ky akt... akuzon ata që refuzuan dialogun dhe tradhëtuan të përndjekurit politikë të diktaturës...”

Gjergj Ndreca e quan si lajmin më të hidhur të jetës së vet. Fatmir Lamaj thotë te “Dita” se “ata që e burgosën Bejkon, sot drejtojnë Shqipërinë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga komunizmi dje.”

Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.