Ligji për arsimin e lartë nën akuzë: “Mësim nën thundrën e komisarëve dhe të pronarëve”

Postuar në 22 Korrik, 2015 09:15

Parlamenti miratoi së fundmi ligjin për arsimin e lartë, i cili u shoqërua me debate të ashpra. Mazhoranca, ndonëse u vu përpara një sërë kritikash dhe vërejtjesh, nuk lëvizi nga pozicioni i vet. Me këtë rast po përcjellim reagimin e Artan Fugës, pas miratimit të ligjit, i cili ka krijuar shumë pështjellim:

“Sot mediokriteti shpallet modeli i progresit. Diplomat boshe si letra me vlerë zënë ligjërisht fronin e dijes. Kurora e dritës i vihet në kokë injorancës. E keqja bëhet pjesë e së drejtës. Paret e thithura nga xhepat e familjeve qytetare e fshatare nuk do të quhen më korrupsion. Mësimi do bëhet nën thundrën e komisarëve dhe pronarëve kurse profesorët nuk do të kenë më asnjë të drejtë. Profesorët do jetojnë duke rrjepur studentët për të nxjerrë rrogat e tyre. Bijtë e të pasurve do të kenë të drejtë të shkollohen, kurse masa e të rinjve do të na hedhi lotin çurk më keq se tani në korridore se nuk ka si të paguajë studimet. Komisari do i thotë studentit ik merr kredi në bankë e m’i jep lekët mua të mbush xhepat. Duhet të kalosh nga dera e bankës për të shkuar në derën e shkollës.
Myteberi i burokracisë, militanti i korruptuar, që ka tmerruar Amerikën dhe Europën bashkë, do të thotë se cila dije bën e kush nuk bën. Me lekët e buxhetit publik, marrë pensionistëve, do ushqehen xhepa pasanikësh që financojnë fushata elektorale dhe media altoparlantë të pushtetit. Servilët do të quhen shkencëtarë. Gradat dhe titujt do të shiten më keq si kulaçe fshati pa maja. Kjo e martë e zezë do të mbahet mend shumë gjatë si ditë apokaliptike.
Disfatë e rëndë. Politika vendosi që universitetet të vendosen nën thundrrën e politikës dhe të parasë.
Trishtim, por të qetë. Kërcënimet dhe shantazhi nga foltorja e Kuvendit ku u sulmua personalisht dhe kolektivisht mendimi ndryshe është një turp që ndodh për herë të parë në këto 25 vite në Shqipëri.
Asgjë nuk lëkund idealet e dijes dhe përparimit, nuk shiten e blihen me lekë sikur kanë tentuar. As me dhunë dhe presione sikurse ka muaj që bien rrebesh”.
k.f

Comments

Submitted by robi (not verified) on

<p>Hic mos u ankoni. Votuesit shqiptare votuan masivisht per rilindje. Tani mbajeni ripjelljen. Shkolle do beje kush te thote partija, pjesa tjeter te shkoje te betonoje parkun, se ka mbetur ca bar pa mbuluar andej &nbsp;nga &#39;hyrja&#39;. Oh na rrofsh sa malet, o lider, na rrofsh. Milet pa personalitet. Shume mire jua bejne politikanet.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.