Ligji mbi ndalimin e duhanit do të aplikohet në kalendat greke

Postuar në 30 Gusht, 2012 04:40

Berisha, Topalli, apo kush tjetër në emër të maxhorancës, mburren herë pas here dhe me numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. “Kemi miratuar ‘X’  ligje”, thonë për të demonstruar aftësinë e tyre legjislative. Mirëpo kjo është pesë me hiç. Problemi ynë kryesor nuk është mungesa e ligjeve. Asnjëherë nuk ka qenë, as në fillim të viteve ‘990, kur po bëhej ndërrimi i sistemeve. Problemi kryesor është zbatueshmëria e dobët e ligjeve, dhe dekreteve. Ca javë më parë u dëgjua Berisha që tha se “do merren me masa të forta kundër atyre restoranteve, bareve e club-eve që shkaktojnë terror akustik me muzikën e tyre”. Edhe? Hiç. Situata vijoi si më parë. Kryeministrin s’e mori njeri seriozisht, dhe është një gjë që ai e di, prandaj flet pa u menduar.

Ose merrni ligjin që bën ndalimin e duhanit. Ka tre vjet që ka dalë ai ligj, dhe duke përjashtuar ndonjë fushatë të policisë tatimore që zgjat disa ditë e që fokusohet tek Blloku apo rreth bulevardit, strukturat e zbatimit të ligjit nuk kanë bërë asgjë; duhan është pirë si në çdo kohë tjetër.

Tani na del një paralajmërim i ministrisë së shëndetësisë, që thotë: “Baret, restorantet dhe institucionet publike që nuk do të respektojnë ligjin anti duhan do të përballen me masa drastike pas datës 1 shtator”. Vini re gjuhën: “Me masa drastike”, thonë, në një kohë që do duhej të thoshin “sanksione ligjore”. E nuk kuptohet pse pas 1 shtatorit. Ç’lidhje ka data 1 shtator, ndërkohë që ligji ka më shumë se tre vjet që është miratuar?

Është e sigurtë, sidoqoftë, që edhe ky paralajmërim do kalojë si të tjerët. Ndjekja e zbatimit të ligjit për ndalimin e duhanit do të shtyhet për në kalendat greke

Re.Pu.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Konstatim me vend, kjo ceshtja&nbsp;e miratimit te ligjeve qe pastaj nuk zbatohen eshte bere e zakonshme. Edhe integrimin ne BE shume politikane shqiptare (shumica te maxhorances por ka raste edhe ndonje deputet i PS) perpiqen ta&nbsp;&#39;&#39;shesin&#39;&#39; si te barasvlefshem me miratimin e disa ligjeve ne parlament.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.