Lexoni këtë ‘raportim-perlë’ të gazetarisë shqiptare

Postuar në 30 Korrik, 2012 04:17

Pjesa më e madhe e të përditshmeve shqiptare nuk kishin gjetur arsye ta injoronin njoftimin për shtyp të shkruar nga magjistarët e PR-it të kryeministrisë lidhur me ‘rekordin që ka thyer boss-i i tyre në Dhërmi’. Por Gazeta Shqiptare kish thyer një rekord më vete. Një faqe të tërë ia kish kushtuar këtij lajmi, dhe ngaqë fotot e zmadhuara përtej logjikës gazetareske nuk e kishin mbuluar dot faqen, i kish dalë për detyrë gazetares që t’i hidhte ujë e ta hollonte pa fund raportimin që shoqëronte fotot. Dhe ja se ç’ka shkruar gazetarja (ju betohem, që frazat e mëposhtme, tok me shifrat që përsëriten, i kam marrë pikë për pikë nga shkrimi i saj në faqen 5 të GSH-së):

“Këtë herë kryeministri ka qëndruar 141 minuta në ujrat e detit. Ky është një rekord i ri për kryeministrin Berisha, i cili këtë vit ka qëndruar 9 minuta më tepër në ujë. Vitin e kaluar ai ka notuar për 132 minuta. Ndonëse ky rekord është historik për kryeministrin, ai beson se në gusht mund të shënojë një rekord të ri. I frymëzuar nga shpirti olimpik, kryeministri Berisha vendosi një rekord të ri personal, 141 minuta not në ujrat e mrekullueshme të Detit Jon, kundrejt 132 minutave të një viti më parë. Konkretisht, noti filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31.”

Pyetje: Është kryeministri që tall bythën me gazetarët, apo është gazetarja në fjalë që tall bythën me kryeministrin?

M.Nano

Comments

Submitted by loni (not verified) on

apo te dy tallin bythen me ne? edhe Shoku Enver nuk mberriti ne kete fare feje...

Submitted by antishqiptari (not verified) on

-Pyetje: Është kryeministri që tall bythën me gazetarët, apo është gazetarja në fjalë që tall bythën me kryeministrin?

Eshte me e thelle muc!

Lexuesi mesatar, futet tek respublica per te tall bythen me mucin, i cili perpiqet me mish e shpirt te tall bythen me shtypin proqeveritar, i cili pa dashje tall bythen me kryeministrin, i cili tall bythen me Ed  Ramen i cili tall bythen me popullin opozitar, qe perpiqet me mish e shpirt qe me ane te Rames te tall bythen me Berishen i cili s'e rruan hic bythen, por vazhdon te tall bythen ne Dhermi, nderkohe qe te gjitheve duhet te na dhembe bytha, por duke qene se jemi keta qe jemi s'na plas hic bytha.

Submitted by Bard (not verified) on

Atyre gazetareve qe shkruajne te tille pleh duhet tu vije zor nga vetja..megjithese c'faj kane, me shume paguhet nje kamarier se nje gazetar sot ne Shqiperi. E marre holle-holle, ketu dora e padukshme e tregut ka bere drejtesi ne kete fushe: me te tille plehraxhinj gazetare, perse duhen paguar me teper se kamarieret?

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

Sala ngaterron qendrimin ne uje(PLUSKIMIN) me notin, jane dy gjera te ndryshme,  e pash ne TV kroniken dhe dukej qart qe Sala vetem po pluskonte ne uje.

Keto jane shashka qe hedh ai vazhdimisht qe populli te heq vemendjen nga hallet dhe kriza qe po e mbyt perdit.

Gazetaret e oborrit e trumbetojn si lajm dhe ndonje gazetaruc e amplifikon si arritje, prandaj mos u merr me shashkat e rradhes o Muco po mshoju halleve te popullit.

Submitted by nik (not verified) on

e pse cuditesh muci.

ju na mbytet me lajme ne martesen e trete te edit.u moret 3 muaj perpara dhe 3 muaj mbrapa me kete martese.

Submitted by anti-anti-shqiptari (not verified) on

Populli shqiptar dhe ata qe e qeverisin gjithmone kane tallur bythen, qe ne kohen e Skenderbeut, por ne keto dite qe po jetojme ajme eshte bere i vetmi luks qe nuk mund ti lejojme vetes!!! Koha do te tregoje se sa i semure eshte ky vend!!! Vazhdoni tallni bythen me ligjet dhe me vlerat e ketij vendi, se do vije nje dite qe tirana do quhet Tiranagrad ose Tiranos keshtu si e keni nisur juve.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Po pse tani e more vesh ti Nano qe vetem gazeta profesionale nuk kemi?

Neqofse te prish pune kjo mungese profesionalizmi ne media, atehere permiso dhe ket "blog"-un tend, sepse edhe ketu nuk shohim aspak gazetari profesionale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.