Lefter Koka e quan jo-bindës argumentin e “2 kunetërve” . Rama e kish vendosur me kohë të mos e kandidonte Dukën!

Postuar në 12 Maj, 2013 05:08

I pyetur për lënien jashtë zonës së sigurtë të listave të Agron Dukës (në foto), Rama deklaroi para pak ditësh në Tonight se “nuk është mirë të jenë 2 kunetër në koalicion”, frazë që nënkuptonte lidhjen familjare të Dukës me Lefter Kokën e LSI-së. Por, sot, Koka ka deklaruar për Gazetën Shqiptare se kjo është arsye aspak bindëse. “Mendoj që zoti Rama e ka pasur më herët dhe jo tani këtë vendim në kokë, për të mos e kandiduar zotin Duka”  thotë ai. “Nëse kryetari i PS-së qysh para 4 vjetëve e ka vlerësuar dhe i ka premtuar që do ta përfshija si kandidat dhe në fund jep këtë arsye, nuk më duket aspak bindëse dhe nuk më duket e plotë.” Dhe ngul këmbë se ëshët marrëdhënie personale: “Marrëdhënia e tij është personale me Ramën dhe kjo marrëdhënie pësoi një çarje të padëshiruar, por kjo është për t’u vlerësuar nga vetë Rama dhe nga vetë Duka.”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.