Lamtumirë Trebicka

Postuar në 07 Mars, 2013 07:31

“Mbase do të kthehem në teatër, në oborr a në holl, por e di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë. Më ndero". Këto kanë qenë fjalitë që i ka thënë bashkëshortes, ditët e fundit ashtu si nën zë Roland Trebicka. Ai u rikthye sot për herë të fundit në Teatër, në holl e në oborr, por nuk mundi të ngjitej në skenën e tij. Kolegë, miq, artdashës e qytetarë të shumtë u mblodhën sot në hollin e Teatrit Kombëtar, për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit - raporton faqja online BalkanWeb. Që prej diagnostikimit të sëmundjes e deri më sot, kanë kaluar muaj shumë të vështirë. Operacione, kurime, 12 seanca kimioterapi - treguan te afermit ne shtypin e sotem.

Vete Trebicka e ka rrefyer historine e semundjes se tij para vdekjes:

"Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard”. Teksa po trukohesha, pashë se isha mbushur me njolla të kuqe dhe kisha ethe. Më kishte zënë fruthi. Dhe prej asaj kohe unë nuk mbaj mend të kem marrë më raport. Nuk kishim nisur ende me shfaqjen “Tabloja absurde”, kur nisa të ndihesha jo fort mirë. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, ndjeva ethe dhe kisha kollë. Mendova të lë duhanin. Kisha tentuar kaq herë dhe thashë, përse të mos e lë tani. Kam pirë kaq shumë duhan! Po puna jonë e tillë është, sidomos në proces tavoline, kur je nën tension, kur je në kërkim të vazhdueshëm… Por ishte një gjendje që nuk më pëlqente dhe vendosa të vizitohem. Duke qenë që nuk jam kuruar kurrë, as e dija se ku të drejtohesha dhe me një mikun tim të teatrit shkuam në dispanseri. Më thanë se ishte diçka e vjetër, jo shqetësuese dhe mora disa mjekime. Ndërkohë nisëm “Tablonë absurde” të Ferdiand Hysit, madje do të shkonim në Indi. Ishte udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Kur u ktheva, u drejtova tek një mjek tjetër që qëlloi një shok fëmijërie. E kuptova menjëherë se ç’kisha sa pashë fytyrat e tyre..." a.n.

Comments

Submitted by Enea (not verified) on

Ngushellime familjareve.
Respekte dhe nderime per  punen e babait, vellait  apo bashkeshortin !

Iu prefte shpirti ne paqe

Submitted by Anonim (not verified) on

I paharruar qofte kujtimi i tij. Gjynah qe njerez te tille me vlera per shoqerine shkeputen kaq shpejt nga jeta…Ti ngrene nje bust tek teatri kombetar Roland Trebickes dhe jo plerave si Sabri Godo

Submitted by Anonim (not verified) on

Shpresoj qe TV publike ti bejne ndonje emision special ROLAND TREBICKES. Psh Dudushi tek TCH mund ta beje nje gje te tille pse jo dhe Fevziu tek KLAN

Submitted by Anonim (not verified) on

Ngushellimet me te sinçerta familjes per te madhin dhe te paharrueshmin Roland Trebicka. Na pikelloi largimi i tij.

Submitted by luani (not verified) on

Ngushellime familjes se te madhit Trebicka. E priti vdekjen si nje burre i vertete. I paharruar qofte kujtimi i tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.