Kush e ka rradhën? Kush do zhduket tani? - pyet Ardian Hoxha dhe krahason me diktatorin 'ata që shajnë diktatorin'

Postuar në 06 Tetor, 2012 12:52

Shtyrja e pretencës së prokurorisë për çështjen e Remzi Hoxhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda (për shkak të mungesës së prokurores Elisabeta Ymeraj) ka shkaktuar reagimin e fortë të familjarëve të cilët kanë kërcënuar se do të bëjnë vetëgjyqësi  nëse drejtësia nuk funksionon.

Në seancë, siç bën me dije Gazeta Shqiptare, përveç mbrojtjes e familjarëve të Remzi Hoxhës ishin dhe avokatët e 3 të pandehurve Arben Sefgjini (ish kreu i SHik), Avni Koldashi e Ilir Kumbaro (ish-anëtarë të Shik). Dy ditë më parë, Ardian Hoxha, i biri i të ndjerit Remzi Hoxha, u dërgoi një letër të hapur organeve të drejtësisë ku shprehej se janë në pritje që drejtësia të vihet në vend dhe “t’i tregojë opinionit publik shqiptar dhe gjithë botës se nuk është e ndikuar dhe e manipuluar nga Sali Berisha dhe klani i tij mafioz”

“Është zhdukur Bashkim Gazidede.  Është zhdukur Ylli Xhaxhika. Është zhdukur Xhevat Hana. Kush do të zhduket tani? Kush e ka rradhën? U bëj apel organeve të drejtësisë që të ndalin këtë krim... Ka njerëz që shajnë diktaturën e Enver Hoxhës, i cili punonte në këtë mënyrë; tani vazhdojnë ta bëjnë diktatorët e rinj. Mjaft më!” Shkruan Ardian Hoxha, cituar nga Gazeta Shqiptare.

k.c.

Në Respublica mbi të njëjtën temë:

http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/26/shqiptarjacom-al...

http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/05/prokurorja-nuk-p...

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Vetegjyqesi ? C' do te thote do te bej vetegjyqesi ? Kunder kujt ka me qit pushke ? Kjo do te thote se e din vrasesin e babait, dhe mbetet vetem me terhjek kamzen. Hajt per hajer ju koft...!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.