Kryeministri serb Ivica Daçiç: “Mjaft më me rrena; Kosova nuk është më e jona”

Postuar në 07 Mars, 2013 09:27

Më në fund, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç bëhet esëll. “Për dhjetë vjet me radhë kemi thënë gënjeshtra, kemi thënë se gjoja Kosova është serbe; dhe këtë e kemi bërë edhe me qëndrime e deklarata zyrtare”, është shprehur ai në një intervistë për të përjavshmen e njohur të Beogradit, NIN, gjë që është marrë menjëherë nga mediat e Prishtinës.

Dhe ka vijuar më tej, duke nënvizuar se “as Presidenti i Serbisë, as kryeministri dhe as ndonjë ministër i yni nuk mund të shkojë në Kosovë; aq më pak mund ta bëjë këtë policia dhe ushtria serbe”. Dhe është e pafalshme, që “ne nuk kemi pasur guximin për ta thënë të vërtetën lidhur me Kosovën”, shton ai.

Si i bëhet në këto rrethana? Ai e ka përgjigjen: “Duhen shtuar përpjekjet e Beogradit që të ruajmë çdo gjë që është e mundshme nga Kosova dhe t’i mundësohet komunitetit serb një jetë normale dhe një e ardhme më e qartë”. “Në këtë mënyrë do të ketë të ardhme edhe për vetë Serbinë”, ka përfunduar ai këtë deklaratë, që mund të quhet si historike.

Re.Pu.

Comments

Submitted by voica (not verified) on

E PAMUNDUR!

Gjithe ate volum te jashtezakonshem perpjekjesh shekullore te historianeve e akademikeve serbe, t'a hedhi poshte ky?!

Po e ka sinqerisht ky dhe ata do pushojne se "studiuari" me ne fund, se eshte e garantuar qe kur kane filluar kete pune, perseri nga ndonje deklarate e paraardhesit-koleg te Dacic-it do jene "frymezuar".

Kushedi sa e sa ceshtje, probleme e interesa, shtete, gjithe Ballkani do bien ne qetesi me ne fund. Mos harrojme, e thote per Kosoven, qe per hir te se vertetes, ne 10-15 vitet e fundit e morren seriozisht perkatesine historike te saj fuqite boterore- USA- ne vecanti. Te presim te fryje dhe ndonje erë e mire edhe nga jugu tani. (?!)

"Hajer, ishalla!"

Submitted by arnaut (not verified) on

wow, hallall Dacic. Me ne fund e hoqe perden e vetegenjimit rreth Kosoves.

Nese Serbia arrin me ne fund te njohe Kosoven nepermjet nje kompromisi historik mes dy vendeve, do normalizohej dhe Kosova jone e dashur qe eshte akoma e paralizuar.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kryeministri serb Ivica Daçiç: “Mjaft më me rrena; Kosova nuk është më e jona, por është e turqve”

Submitted by Bard (not verified) on

Qenke merzitur Paul qe Serbia paska pranuar qe e ka humbur Kosoven? Prandaj s'behen shqiptaret, se jeni gati t'ia lini Serbise veç mos te shtohet perqindja e muslimaneve ne rang kombetar. Eh ku kemi mberritur!

Submitted by Bashkimi (not verified) on

Po Ti pse mërzitesh o Bard , se çfarë thonë këta farë Pau(udhët)lat , Shqipëria dhe shqipëtarët do të bëhen biles edhe për inati të këtyre "shqiptarëve" .

Submitted by Bard (not verified) on

O Paul, po kush e pjerdh Ahtifeten e te tjeret e cfare thone ata or mik? Ata jane aty sa kohe qe lehin e s'kafshojne, se po te vije puna, i çojne zgupthi prej aty ku e kane ulur bythen, dhe s'guxojne as me pyete pse?. Une shoku, jam katolik qe te kuptohemi, por kete antiislamizmin tend nuk arrij ta kuptoj. Islami eshte nje realitet me te cilen shqiparet kane jetuar prej kohesh, dhe do vazhdojne te jetojne per bukuri, sa kohe fondamentalistet e te dyja paleve mbajne duart larg institucioneve te fese, dhe sa kohe feja te jete e ndare prej shtetit. Nese t'i arrin ta konceptosh Shqiperine vetem si nje entitet te krishtere, me vjen keq or mik, por ajo kryqezate qe kerkon dhe uron ti te ndodhe nuk ka per te ndodhur kurre. Per nje arsye te thjeshte: Se fondamentalistet nuk gjejne terren ketu, dhe shyqyr zotit qe eshte keshtu.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.