Kronika e një terrori akustik; është kronikë e përditshme

Postuar në 26 Gusht, 2012 06:23

Suela Gera që shkruan për shqiptaren.com kish bërë një kronikë të zhurmave pranë apartamentit të saj, në një ditë të caktuar, kur i kish bujtur një kushurirë emigrante, tok me të bijën gjashtëmuajshe. Është një kronikë (dhe terror) zhurmash, të cilën ajo e ka bërë e cytur prej faktit që bebja nuk mundi të flinte, derisa u gdhi e nesërmja, dhe kushurira mori valixhet dhe iku në punë të saj.

Ora 09.00: Vogëlushja kish rënë në gjumë prej një gjysmë ore, dhe zgjohet papritur me të qara nga zhurma e një betoniere.

Ora 10.00: Disa fëmijë të lagjes luajnë futboll, dhe bërtasin me sa kanë në kokë.

Ora14.00: Më në fund, pak qetësi. Ritentojmë ta vëmë në gjumë vajznë e vogël. Ia dalim, por e zgjon pas disa minutash një bisedë e bërë me zë të lartë pranë dritares së apartamentit. Ishte një bisedë që zgjati më shumë se 5 minuta. Pas pak dëgjohet zhurma e një trapanoje. Është një komshi që po monton solarin, e për këtë i duhet të hapë disa vrima.

Ora 17.00: Trapanoja vazhdon me melodinë e vet.

Ora 18.00: Dëgjohet zëri i një magnetofoni, gjë që tregon se diku ka dasëm. Muzika dëgjohet mu sikur ta kisha dasmën në oborrin tim. Shenjë e keqe. Kjo don të thotë që muzika nuk do të pushojë më.

Ora 22.00: Errësira ka rënë, por fëmijjët e komshinjve nuk janë futur ende në shtëpi. Ata vazhdojnë të luajnë e të bërtasin. Vogëlushja gjashtë muajshe është ende pa gjumë.

Etj, etj.

Kjo është kronika e një dite; por është dhe e përditshme. Madje, shqetësimi i shprehur në këtë shkrim mund t’i duket  dikujt si një pesë me hiç. Pse ? Sepse ai vetë qëllon që sheh shumë më keq.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.