Kristo Frashëri: Berisha shpartalloi Akademinë e Shkencave

Postuar në 06 Korrik, 2013 08:57

Historiani dhe studiuesi i njohur, Kristo Frashëri, hedh një tjetër tezë të arsyeve pse e djathta humbi në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një shkrim të botuar në Shqiptarja.com, ai thotë se Berisha u ndëshkua edhe për qëndrimin që mbajti ndaj mendimit shkencor. “Me një kokëfortësi dogmatike, ai iu turr të vetmit institucion të ajkës së mendimit shkencor, Akademisë së Shkencave, derisa e shpartalloi me një frymë, pra derisa e ktheu në një kufomë të pavarrosur,” shkruan Frashëri. Sipas tij, reforma ogurzezë e vitit 2006 e ndërmarrë nga Berisha praktikisht e shkatërroi Akademinë e Shkencave. Pas kësaj, thotë Frashëri, shumë institucione mbetën jetimë dhe vetëm kanë vegjetuar pa ditur se çfarë bëjnë. “Cili është përfitimi që pati vendi, shkenca shqiptare, mendimi shkencor shqiptar nga shkëputja e instituteve prej Akademisë së Shkencave?”, pyet ai. Në fakt, kësaj pyetje nuk mund t’i japë askush përgjigje sot, aq më pak Berisha.

Shkrimin e plotë e gjeni këtu http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/kristo-frasheri-beris...

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Zt. Kristo pleqeri te mbare, mesa duket socialistet, ne ndryshim nga Sali Berisha nuk po presin as deri ne shtator per te marr dhe futur Akademine nen kthetrat e tyre. Pra zotrote po verteton me se miri se Akademia si nen diktatorin Berisha ashtu dhe nen Diktatorin e Ri Rama - do te jete nji pike nevralgjike per te permbushur planin e tyre "qeverises".

O Kristo Frasheri, ka ardh koha qe ti dhe lengetyra te tjera si Jorgo Bulo, Rahmi Memushaj (meqenese paskeni bo ne plan qe te shkruani nji dit pas njeri tjetrit) te dilni vertet ne pension dhe ti hapni rruge nje brezi te ri te dipllomuar jashte por edhe brenda vendit qe do te dij ta nxjerr ne drite shqiperine pas gjithe ketyre viteve ne hije qe ju Zt. Frasheri dhe te tjere si ju e keni lene prej kohesh.

Ju mor zoteri flisni vetem kur biznesi juaj, apo i grupit tuaj te miqve eshte i prekur dhe tashti doni me ngulm te sillni nji "vizion te ri" ate te lobit te botuesve socialiste (miliarderve te librave) qe duan tashme nepermjet Edi Rames dhe Socialisteve te privatizojne edhe Akademine e Shkencave.

Pleqeri te mbare dhe ishallah me mend ne koke Zt Kristo ! Me mende ne Koke !!!

Submitted by Andoni (not verified) on

Nje njeri qe s'ka respekt per tjetri aq me pak per te moshuarit nuk ja vlen te marre pergjigje sepse pergjigjen e ka brenda asaj qe shkruan: njorancen

Submitted by Anonim (not verified) on

Grupi i Fatmir Toçit, botuesit te Toenes si dhe deputet socialist, mesaduket nuk I pritet dhe kerkon medoemos te vere nen kontroll Akademine, meqenese Diktatori Berisha privatizoi cdo gje tjeter.

Kristo Frasheri ketu na paraqitet si lexues dhe perçues shume I dobet I skenarit Toçi/Memushaj/Bulo. Ky grup I dobet nga kapaciteti intelektual ne fushat e tyre, por shume I shdervjellet pernga nuhatja politike dhe e biznesit synojne qe te ngrejne dhe gllaberojne sa me shume per grupin mediatik Toçi dhe tentakulat e tij.

Submitted by P.A.B (not verified) on

skenarit Toçi/Memushaj/Bulo. Ky grup I dobet nga kapaciteti intelektual ne fushat e tyre, por shume I shdervjellet pernga nuhatja politike.

Besoj se ke te drejte per ''nuhatjen ne biznes e politike''

Te tjeret nuk i njoh, por kam degjuar per ''akademik'' Jorgo Bulo qe ka nje kapacitet jo te mjaftueshem intelektual, eshte konformist dhe servil i rralle. Me apo pa tituj, njerez te tille se kane per gje te shiten ne te gjitha menyrat.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në vënd të falenderojmë zotin që na ka rënë në pjesën tonë njërz të tillë dhe në vënd ti falenderojmë dhe ti nderojmë për punën e madhe që kanë bërë në të mirë të kombit dalin ca me  pa fytyrësinë dhe mundohen ti kritikojnë por janë në nivelin e poshtëm të injorancës

Submitted by fjodor, Kerkues... (not verified) on

Diskutimi mbi akademine e hkencave te Shqiperise me duket pak delikat. Ne veshtrimin tim institucionet shkencore jane mbi te gjitha institucione luksi, dmth ato harxhojne shume para dhe fitimin nje vend mund ta shohe shume kohe me pas. Rasti i Shqiperise, pa dashur te paragjykoj akademine ne punen e saj, eshte i nje vendi ku kerkohen vendime afatshkurtra ku nuk na duhen shume interpretime shkencore. Gjerat jane te qarta dhe ajo qe te gjithe shqiptaret duhet te bejne eshte ti shtrohen punes me sinqeritet. Sa per mendimet shkencore nuk do te jete aspak e veshtire ti gjesh. Jam i sigurt qe nese ministria e arsimit dhe shkences do te mbante kontakte te mira me te gjithe akademiket shqiptare te atashuar neper institucione prestigjoze ne bote do ta kish fare te lehte qe ne cdo rast ti shfrytezonte. Madje jam i sigurt qe shume do te linin dhe vendin e tyre te punes per te ardhur dhe kontribuar sikur edhe per nje kohe te shkurter ne Shqiperi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.