Kristina Jorgaqi: Po ndryshimeve në drejtshkrim, por ….

Postuar në 31 Korrik, 2012 01:26

Cilat janë propozimet e Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe? Ne të respublica-s kemi shkruar për to më se njëherë, por në mënyrë të përmbledhur i jep gjuhëtarja Kristina Jorgaqi: “Bëhet fjalë për ndryshimin e disa normave të shkrimit të gërmës ‘ë’. Konkretisht propozohet që disa kategori fjalësh, të cilat sipas Drejtshkrimit (1973) shkruhen me ‘ë’ (si burrë, djalë, lumë; anëtar, lojëtar; lajmëtar, pakësoj etj.), të rishkruhen, por tashmë pa 'ë' (burr, djal, lum; antar, lojtar; lajmtar, paksoj etj.). Kurse kategori të tjera fjalësh, të cilat, sipas normave në fuqi, nuk e përmbajnë në shkrim germen ‘ë’ (hasm, kopsht etj.), të shkruhen me ‘ë’ (hasëm, kopësht etj.).”

Është dakord Jorgaqi me këto ndryshime të propozuara? “Me përjashtim të pak rasteve, ndërhyrjet [e propozuara] jo vetëm nuk e thjeshtojnë, po, përkundrazi, e komplikojnë edhe më shumë problemin [e drejtshkrimit të gjuhës shqipe], duke e futur atë herë në rrugë pa krye e herë në rrugë e shtigje tepër të vështira”, thotë ajo në një intervistë dhënë gazetares Rezarta Delisula për GSH-në e djeshme.

Gjuhëtarja Jorgaqi është e idesë se përveç parimit fonetik (që thotë: fjalët shkruhen ashtu siç shqiptohen), duhen marrë në konsideratë dhe parime të tjera, fjala vjen ai morfologjik (që thotë: pavarësisht nga mënyra se si shqiptohet fjala, morfemat përbërëse të saj, temat, prapashtesat, parashtesat, mbaresat etj., duhet të ruhen të plota në shkrim).

Intervistën të plotë mund ta gjeni në linkun: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=119588

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.