Kristaq Traja: Më 21 prill 2008 u bënë tok mizerabiliteti + budallallëku

Postuar në 13 Maj, 2013 11:31

Juristi Kristaq Traja i ka dhënë një intervistë Skënder Minxhozit për Javën, dhe aty ka folur edhe për ndryshimin e Kushtetutës. Ai mendon se Kushtetuta duhet të ndryshojë. Dhe jep më shumë se një arsye.

“1. Koha ecën dhe rregullat duhet të ndryshojnë sipas mendësisë e kërkesave të saj; 2. Arsyeja e dytë është deformimi i sistemit kushtetues nga vullneti (duhet thënë nga mizerabiliteti + budallallëku) i politikës, që tek ne është mesjetare. Shembulli më flagrant i kësaj janë amendimet e bëra më 21 Prill 2008; 3. Arsyeja e tretë është nevoja për t’u integruar në sistemin e institucioneve europiane. Këtu ka retorikë marramendëse, por procesi politik shkon gjithnjë e më larg qëllimit. Gjithçka thuhet se bëhet në emër të së mirës, progresit, të ardhmes së lumtur e ku e di unë ç’profka të tjera. Është harruar një gjë fare e vogël: njeriu i sotëm, qoftë politikan, shtetar apo qytetar i thjeshtë. Çfarë janë këta? Një nga një nuk kanë të sharë; shohin ëndrra europiane por, kur zgjohen, kanë dhimbje koke. Vetëm disave nuk u dhemb koka. Mbase ngaqë nuk kanë një të tillë.”

Intervista është më shumë se sa kaq, dhe ju mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/13/intervista-kristaq-...

Re.Pu.

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Ku ishte z.Traja kur mizerabiliteti+budallallekun i hodhen ekuilibrat e

shtetit ne ere?! Cfare beri ai ,si nje nga me profesionistet,per ta ndaluar kete flame?!

Submitted by Anonim (not verified) on

merruni me argumetin, o trapa te internetit, o militante trushkulur.

ke gje per te thene kundrejt argumenteve? jo . hesht.

Submitted by Anonim (not verified) on

Intervista ishte nje perle! Faleminderit zoti Traja.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.