Krimi i Yzberishtit dhe ‘profesionalizmi’ i policisë

Postuar në 26 Gusht, 2012 03:53

Të nesërmen e ditës që ndodhi krimi në supermarketin e Yzberishtit, ku gjeti vdekjen i zoti i lokalit, 52 vjeçari Petrit Kurti, e përditshmja Panorama raportonte se ““burimet nga policia thanë dje në mbrëmje se rrethanat kanë qenë të tilla që e kanë interpretuar vrasjen si një krim të ndodhur me qëllime grabitjeje. Megjithatë, mbrëmë vonë, policia ka thënë se është duke hetuar edhe mundësinë e një vrasjeje për shkak të një konflikti pronësie që kishte shtetasi Petrit Kurti”.

Ndërsa sot, në një intervistë për të njëjtën gazetë, kunati i viktimës, Ruzhdi Nela thotë se nuk e kupton se pse policia doli shpejt e shpejt me versionin e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie. “Nuk ka asnjë konflikt të tillë, dhe ata nuk kishin asnjë të dhënë për të dalë me këtë përfundim”, shprehet ai, duke i qëndruar tezës, se kemi të bëjmë me një vrasje me qëllim grabitjeje.

Përveç kësaj, i intervistuari jep dhe një dëshmi tjetër mbi ‘profesionalizmin’ e policisë disa minuta pas krimit. “Vëllai im ish duke parë pamjet video, dhe ka njoftuar menjëherë policinë që ka mbërritur shumë shpejt. Por ndërsa ne u tregonim drejtimin nga ish larguar pak çaste më parë autori i krimit, ata filluan të rrethonin më nge vendin e ngjarjes. Sikur ta kishin ndjekur kriminelin, do ta kishin kapur. Por ata mbetën me ne, aty, në vendngjarje”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.