Kreshnik Spahiu ëndërron suksesin që Alexis Tsipras pati në zgjedhjet greke

Postuar në 28 Korrik, 2012 08:49

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, në një takim me banorët e zonës së Gorës në Korcë, ka deklaruar se nuk do të bëjë aleancë me PS-në në zgjedhjet e vitit 2013-të. Spahiu është shprehur se AK-ja do të lërë në opozitë Ramën dhe do të nxjerrë Berishën në pension.

Duke hequr një paralele me zgjedhjet e fundit greke, në të cilat koalicioni i partive të vogla SYRIZA sfidoi dy partitë e vjetra greke, Spahiu tha: “Rama dhe Berisha, në panik, kanë formalizuar modelin politik grek si të PASOK-ut dhe Demokracisë së Re, duke i hapur dyert njeri-tjetrit për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme. Aleanca KuqeZi do të jetë lokomotiva nacionaliste e koalicionit të lëvizjeve patriotike në zgjedhjet e ardhshme”.

Gjuha e Spahiut është e ngjashme me atë të kreut të SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili nuk pranoi të bënte koalicion me PASOK-un apo me Demokracinë e Re. Por SYRIZA mori vetëm 26.9% të votave në zgjedhjet e fundit, duke mos arritur të dilte e para dhe të krijonte një qeveri të udhëhequr prej saj.

Ndërsa “koalicionit të lëvizjeve patriotike” që pretendon të udhëheqë Spahiu do t’i duhet të marrë mbi 50% të votave në rang kombëtar dhe do t’i duhet t’i ketë ato të shpërndara në të gjitha qarqet, në mënyrë që ta nxjerrë Sali Berishën në pension dhe ta lërë Edi Ramën në opozitë për katër vite të tjera.

Në të vetmin sondazh publik të zhvilluar me kampion përfaqësues kombëtar, të sponsorizuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (http://www.soros.al/2010/foto/uploads/File/Adela/Permbledhje%20ekzekutive%20.pdf),

rezultonte se, në qershor, 37% e votuesve ishin përkrahës të PS-së, 33% të PD-së, 5% të AK-së, 4% të FRD-së, 2% të LSI-së, etj.

5-përqindëshi i AK-së është shumë larg 50-përqindëshit që do t'i duhet për ta lënë Edi Ramën në opozitë dhe për ta nxjerrë Sali Berishën në pension…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by loni (not verified) on

po si ta fryni ju te mediave normal qe edhe ai do te enderroje...me pras ne bythe!

Submitted by kevinjon (not verified) on

Fajin e keni ju Mediatistet qe i ofroni hapsire e pushtet ne Media lloj lloj Spahiu e Topi. Ne mitingje e media cdo parti e person ka popullin nga prapa. Me kesiso sharlatanesh, populli gjithnje te bytha e tyre e ka vendin. Si tha ai politologu i kohshem: Ai qe bucit sa me shume poplli poplli ka me siguri ndermend te abuzoje me te. Spahiu me egon e vet ka nevoje per ca vota qe ti japi jetes me shum kuptim. Njesoj si Kalamani qe lexon Tom Soyerin ashtu edhe Spahiu me Rilindasit...

Submitted by davidi (not verified) on

ciprasit ne athine i therrasin sexi alexi, mendoni se edhe ky pseudo demagogut spahiu mund te kete nje fat te tille?

Submitted by Leonardo (not verified) on

Që ëndëronë një fitore si Çipra nuk është ndo një e keqe por e keqja më e malle është të ketë mentalitetin e Çiprës

Submitted by nik (not verified) on

zaloshnje.per ty sondazhet serioze jane ato te sorosit qe nxjerrin g99 dhe ps fituse

sa per spahiun,ai kenaqet me nje maune brilantine.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.