Kosova më e interesuar se Shqipëria për zhvillimet në Maqedoni

Postuar në 10 Korrik, 2012 08:38

“Asnjë mjek shqiptar në spitalin e Shkupit” – ky është një nga ato lajme që gjenden në shtypin kosovar, e që zakonisht nuk t’i sheh syri në shtypin e Tiranës. Është një dukuri që ndodh shpesh. Shtypi i Tiranës ka një optikë të reduktuar të interesit kombëtar; të paktën, më të reduktuar se sa shtypi i Prishtinës. Në këtë të fundit ka vazhdimisht informacion mbi botën shqiptare në tërësi. Ka më shumë lajme mbi Shqipërinë në shtypin e Kosovës se sa lajme nga Kosova në shtypin e Tiranës. Ky fakt mund të shpjegohej shpejt e shpejt me një kompleks të supozuar inferioriteti të Prishtinës ndaj Tiranës, por e vërteta është se shtypi i Prishtinës ka një informacion të plotë mbi, fjala vjen, zhvillimet në Maqedoni, sidomos në pjesën shqiptare të Maqedonisë. Nuk është se në Tiranë mungon infomacioni mbi shqiptarët e Maqedonisë, por është më i rrallë dhe jepet në mënyrë përtace, si të ish fjala për një punë angarí. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për ngjarjet në Mal të Zi, e në përgjithësi në diasporë.

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Per shume arsye ne Shqipni nuk e marrin seriozisht bashkimin e trojeve shqiptare. Me ke te bashkohen?</p><p>Bashkimi i disa &quot;konfuzioneve&quot; te vogla do te ishte krijimi i nji KONFUZIONI&quot; te madh. e per çka? Kot.</p>

Submitted by fgsrgrs (not verified) on

<p>Gazetaret e shqiperise jane nje grup kalamajsh qe shkruajne hartime (jo dhe aq te mira). Nuk gjen tek ata asnje profesionalizem, asnje ideologji, asnje vlere. &nbsp;Shkrimet i kane te thata, pa shume kuptim qe duken me teper si propagande, nuk kerkojne te verteten, nuk kane ndjenjen e kombit, nuk dine te mbrojne dhe respektojne identitetin shqiptare, dhe nga me te rendesishmet, injorojne ceshtjet e shqitareve te ballkanit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.