Kontroll faktesh: Berisha thotë se punësimi është rritur nga viti në vit me 1.4%

Postuar në 10 Korrik, 2012 05:20

Duke folur për punësimin, Berisha tha sot gjatë mbledhjes së Bordit të Agjencisë për Investimet e Huaja se  “nga viti në vit u rrit me 1.4%, ndërsa në sektorin publik punësimi u zvogëlua.” Më tej ai shtoi se “kjo gjë që do të thotë se po zvogëlojmë administratën dhe jemi krenarë për këtë”.

Para se t'i përballim këto fakte berishiane me faqen zyrtare të internetit të INSTAT-it, le të bëjmë një pyetje retorike. Duke e marrë të mirëqenë rritjen e punësimit të deklaruar nga Berisha, lind pyetja se si ka mundësi që rritja ekonomike është raportuar në nivelin mesatar vjetor  4.7% gjatë 7 viteve të fundit, ndërsa mesatarja e rritjes së vendeve të punës paska qenë vetëm 1.4%?!

Por faqja e internetit të INSTAT-it na jep numra që e rrëzojnë edhe rritjen prej 1.4% në vit të numrit të të punësuarve (shihni tabelën e bashkëngjitur). Kështu, numri total i të punësuarve është rritur vetëm me 1,191 nga 2005 në 2012-ën, ose gjithsej 0.1%. Pra, i bie që rritja mesatare vjetore të ketë qenë vetëm 0.02%.  Ndërsa deklarata e Berishës për të punësuarit në sektorin shtetëror konfirmohet nga shifrat e INSTAT-it – numri i tyre është pakësuar me 10,415.

E.Zaloshnja.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

varet si e ka mesuar Berisha tabelen e shumezimit ne Vucidol...

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Sa rob i pershtire je ti Zaloshnja?! Une nuk kam lexuar kurre nje mashtrues e genjeshtar me te madh qe shkruan e ha buke fale lirise se budallit qe ka mundesuar Berisha&Co.

1). Rritja ne % e zhvillimit ekonomik nuk perkthehet direkt 1 me 1 ne rritje te vendeve te punes! Ti zaloshnja ose shko bej nje kurs ekonomik perpara se te shkruash mashtrime qe bejne muuu ose pyet dike jashte vendit qe merr vesh nga Ekonomia e politikat e punesimit! Ky ngjasim i yti eshte injorance qe shitet per dije!

2). Ajo perllogratija qe i bere ti punesimit me gjoja 0.1% eshte jo vetem irrituese por edhe perforcon ambicjen tende per te krijuar mjegull e gjurrulldi. Nuk merret viti 2005 dhe 2012 si skaje dhe i futet nje diference pa llogaritur vitet midis. Po te merrje 2005 dhe vitin 2008 psh. do te kishe nje % tjeter o legen mashtrues!

3). Une cuditem se si merret per baze 2005 kur po sot doli ai karafili (tip Shitesi ambulant i programit te rilindjes se PS-se se eshte bere mode qe pas cdo "ngjarje" Mediatike ne fund thuhet sinkron "programi yne i rilindjes do sheroje e do beje mrekulli"?!) ..dhe tha konkretisht se INSTAT genjen? Po nqs. genjka sot atehere cfare mund te kete bere me 2005 kur kishim Nanon? Nuk paska rrejtur atehere INSTAT ? Se po te kete rrejtur INSTAT i bie qe ajo shuma e punesimit mund te jete me i ulet dhe rrjedhimisht te dhenat e 2012 dalin me % me te larte apo?

4). Perse nuk thua dicka per punesimin informal qe mjafton te marresh te dhenat e Turizmit qe eshte rritur jashtezakonshem vit per vit i bie qe punesimi sesonal ne Turizem ka nje rritje kolosale ne krahasim me 2005?!  ....edhe ky lloj punesimi shkon per hak te Berishes, apo nuk quhet?

Zaloshnja nuk kam lexuar kurre nje shkrim tendin qe shkon ne favor te Berishes. Qe ketu vertetohet se ti vetem mashtron si vegel Ramiste. Nuk paska asnje te mire ky Berisha qe tja vleje permendja per mire?

kev

Submitted by anonim (not verified) on

o kevinjon, kaq shume te ka shqetesuar ky shkrim i zaloshnjes, sa qe s'te shohin dot syte.   po jo me larg se ne kete shkrim zaloshnja e paska thene nje gje ne favor te berishes, konkretisht "Ndërsa deklarata e Berishës për të punësuarit në sektorin shtetëror konfirmohet nga shifrat e INSTAT-it – numri i tyre është pakësuar me 10,415.". sa per komentet e tjera duket qe ose je me 8 klase shkolle ose ke marre ndonje diplome kristali. shkenca ekonomike nuk nje ndonje rast qe rritja e fuqishme konomike 7-vjecare (sic pretendon berisha yt) te mos shoqerohet me rritje te punesimit, maksimumi mund te kete rritje ekonomike pa ndonje rritje te ndjeshme punesimi per 1-2 vjet. dhe ne fakt zaloshnja ka bere gabim qe krahasimin e ka bere me 2005-en. zakonisht ne ekonomi krahasimi behet me vitin para fillimit te recesionit, pra ne rastin e shqiperise duhej bere me 2008-en. dhe sipas shifrave te instatit nga viti 2008 deri sot jane pakesuar plot 41 mije vende pune.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.