Komiteti i OKB, thirrje për mbylljen sa më shpejtë të hetimeve për 21 janarin; për Shqipërinë, problem edhe trafiku i femrave dhe gjakmarrja

Postuar në 26 Korrik, 2013 06:41

Komiteti i OKB-se në raportin e tij për vendin tonë shpreh një sërë shqetësimesh, si dhunën ndaj femrave, trafikun ndaj tyre, si dhe fenomenin e gjakmarrjes. Por ccështja ku është ndalur më shumë është nevoja për një hetim të plotë për 21 janarin. Lajmine bën të ditur Neës 24 duke iu referuar raportit.

Sipas raportit, i bëhet thirrje shtetit shqiptar të përmbyllë hetimet për 21 janarin duke garantuar standardet ndërkombëtare të hetimit, ndërsa përgjegjësit e ngjarjes të ndëshkohen në mënyrën e duhur.

“Komiteti shpreh shqetësim që Shqipëria mbetet vend origjine për trafikun e grave dhe fëmijëve dhe i bën thirrje shtetit të forcojë masat ekzistuese për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore dhe të hetojë rastet e keqtrajtimit të fëmijëve në rajonet e policisë”, thuhet në raport.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.